Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 13:16 - Dhjata e Re 1827

16 E do të bëjë që gjithë të vogjëjt’ e të mëdhinjtë, të pasuritë e të varfëritë, edhe zotërinjtë, edhe kopijtë që të kenë një nishan mbë dorë të ture të djathëtë, a ndë ballëra të ture.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 13:16
26 Referans Kwoze  

E paçë frone, e mb’ato ndëjnë (dica) e u dha ature të bëijnë gjuq; e (paçë) shpirtëret’ e ature që qenë peleqisurë për martiri të Iisuit, edhe për fjalë të Perndisë, e ata që nukë qenë falë bishësë, as ikonësë tij, e nukë panë marrë nishan’ e saj ndë ballë të ture, edhe mbë dorë të ture; e rruanë, e mbretëruanë bashkë me Krishtinë për një mijë vjet.


E u zu bisha, e bashkë me të edhe profiti gënjeshtjar, ai që pat bërë çuditë përpara asaj; me ato pat gënjierë ata që muarrë nishanë bishësë, edhe ata që falishnë ikonën’ e saj. Të di u vunë të gjallë ndë gjol të flakësë që digjetë me shqufur.


E thosh: Mos bëni të keq dheut, as detit, as lisavet, ngjera sa të vulosjëmë ropt’ e Perndisë sonë mbë ballëra të ture.


Të hai mishëra të mbretëret, e mishëra të hiliarhëvet, e mishëra të së fortëvet, e kufoma kuajet, e t’ature që janë hipurë mbi ta, e kufomat’ e gjithëvet zotërinjet e kopijet, të vogjëjet e të mëdhinjet.


E dolli një zë nga froni që thosh: Epni lëvdim Perndisë sanë gjithë juvet ropt’ e tij, edhe juvet të vegjëj e të mëdhinj që i trëmbi atij.


E paçë të vdekuritë, të vogjëj e të mëdhinj, që rrijnë përpara Perndisë, e u hapnë kartëratë; e një tjatër kartë u hap, që është e jetësë; e u gjukuanë të vdekuritë mbi ato që qenë shkruarë ndë kartëra, sikundrë qenë shërbesat’ e ture.


E mbretëret’ e dheut, e të mëdhenjtë e të pasuritë, e hiliarhëtë, e të fortëtë, e çdo kopil, e çdo zot, fshehnë vetëhen’ e ture ndëpër shpella e ndëpër vëra të malevet.


Po si gjeçë ndihmë nga Perndia të rroj ngjera mbë ditë të sorme, e dhidhaks të madh e të vogëlë pa thënë ndonjë tjatër punë përveçme ato që thanë profitëtë edhe Moisiu që duhishnë të bënishnë.


E paçë posi një det të qeltë të nakatosurë me zjar, edhe ata që mundnë bishënë, edhe konismën’ e tij, edhe nishan’ e tij, edhe nëmurin’ e tij, që rrij mbi det të qeltë, e kishnë qithara të Perndisë.


E filit’ e tjera u urgjisnë, e u duk urgjia ote, e koh’ e së vdekuret për të gjukuarë, e për të dhënë pagënë profitëvet ropet së tu, e Shënjtorëvet, ature që trëmbenë ëmërinë tënd, të vogjëjtë e të mëdhinjtë; e të humbaç ata që humbasënë dhenë.


Tek s’është Elin a Çifut, i prerë a i paprerë, Varvaro a Sqith, kopil a zot, po Krishti (është) çdofarë punë, e është mbë të gjitha.


E diji, se atë që bën gjithëkush, atë të mirë do të marrë nga Zoti, kaqë shërbëtuar, kaqë eleftero (e zot).


Sot di e parë le të mos më ngasë mua njeri, sepse unë mbaj plagët’ e Zotit Iisuit ndë kurm tim.


Nuk’ është Çifut, as Elin, s’është kopil, as eleftero, s’është mashkull a fëmërë, sepse ju të gjithë një vetëmë jini mbë Hristo Iisunë.


Sepse gjithë nevet mbë një Shpirt jemi pagëzuarë, që të jemi një kurm, kaqë Çifutë, kaqë Elinëtë, kaqë Roptë, kaqë Elefterotë. E të gjithë mbë një Shpirt u potism.


Ma sikundrë i qëndruanë karshi Moisiut Ianniu edhe Iamvriu, kështu edhe këta qëndrojënë karshi ndë të vërtetë, njerëz me mënd të prishura, të padhoqimi ndë besë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite