Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 13:12 - Dhjata e Re 1827

12 E bënte gjithë fuqin’ e bishësë parë përpara saj, e anangas dhenë edhe ata që rrinë mbë të, që t’i falishnë bishësë parë, asaj që ju shërua plaga e saj që qe për vdekëjë.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 13:12
12 Referans Kwoze  

E u zu bisha, e bashkë me të edhe profiti gënjeshtjar, ai që pat bërë çuditë përpara asaj; me ato pat gënjierë ata që muarrë nishanë bishësë, edhe ata që falishnë ikonën’ e saj. Të di u vunë të gjallë ndë gjol të flakësë që digjetë me shqufur.


E timi i mundimit së ture ngrihetë lart mbë jetë pas jetet; e nukë kanë të prëjturë dit’ e natë ata që falenë bishësë edhe konismësë saj, edhe kush të marrë nishanë e ëmërit saj.


E një Ëngjëll i tretë u vin pas ature, tuke thënë me zë të madh: Kush të jetë falurë bishësë, a konismësë saj, a të ketë marrë nishanë mbë ballë të tij, a mbë dorë të tij.


Ai që rri kondrë e ngrihetë lart mbi gjith’ atë që quhetë Perndi, a të falë, kaqë që do të rrijë ai si Perndi ndë Nao të Perndisë e të dëftojë vetëhenë se është Perndi.


E bisha që paçë qe mbë të gjarë posi pardhall; e këmbët’ e saj, posi këmbë ariut; e goja e saj, posi gojë liondarit; e dhrakoni i dha asaj fuqin’ e tij, edhe fron’ e tij, edhe urdhër të madh.


E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë.


E vate i pari e derdhi kupën’ e tij mbi dhe; e u bë plagë e keqe e e ligë mbë njerëz, që kishnë nishan’ e bishësë, e mb’ata u falë mbë konismë të saj.


E bisha që ke parë, ish e nukë është, e do të hipëjë nga avisi, e do të vejë ndë humbëjë; e do të çuditenë njerëzitë që rrinë mbi dhe, ata që ëmëret’ e ture nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë që nga nisëja e kësaj jetet, kur të shohënë bishënë që qe, e nuk është, ndonëse është.


E paçë frone, e mb’ato ndëjnë (dica) e u dha ature të bëijnë gjuq; e (paçë) shpirtëret’ e ature që qenë peleqisurë për martiri të Iisuit, edhe për fjalë të Perndisë, e ata që nukë qenë falë bishësë, as ikonësë tij, e nukë panë marrë nishan’ e saj ndë ballë të ture, edhe mbë dorë të ture; e rruanë, e mbretëruanë bashkë me Krishtinë për një mijë vjet.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite