1 Edhe unë qëndrova mbi rërë të detit; e paçë që dil nga deti një bishë, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri; e mbi bri të saj dhjetë korona, e mbi krerë të saj ëmërin’ e vllasfimisë.
E të dhjetë britë që pe mbë bishënë, këta do t’urrejënë kurvënë, e do ta bëjënë atë të shkretë, e të cveshurë, e do t’i hanë mishërat’ e saj, e atë do ta djegënë ndë zjar.
E paçë posi një det të qeltë të nakatosurë me zjar, edhe ata që mundnë bishënë, edhe konismën’ e tij, edhe nishan’ e tij, edhe nëmurin’ e tij, që rrij mbi det të qeltë, e kishnë qithara të Perndisë.
E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi.