9 E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet.
Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.
Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.
E do të dalë të pllanepsjë miletetë që janë mbë të katër qoshet’ e dheut, Gognë edhe Magognë, e t’i mbëjedhë ata për luftë; nemuri i këture është posi rëra e detit.
Edhe juvet thom, edhe gjithë të tjerëvet që janë ndë Thiatirë, sa nukë kanë këtë dhidhahi, e ata që nukë njohnë të thellat’ e satanait, sikundrë thonë, nukë vë mbi juvet tjetër barrë.
I di punët’ e tu, e mbë ç’vënd rri ti, tek ka fronë Satanai; e mban ëmërinë tim, e nuk’ arnise besënë time, as mb’ato dit kur Antipa, martiri im i besësë, që u vra ndë mes tuaj te rri satanai.
Sepse të tillëtë nukë punojënë Zotnë tënë Iisu Hristonë, po punojënë barkn’ e ture, e me fjalë t’ëmbla e me të përkëdheltura kthejënë zëmërat’ e ature që s’kanë djallëzi.
T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua.
Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.
E u zu bisha, e bashkë me të edhe profiti gënjeshtjar, ai që pat bërë çuditë përpara asaj; me ato pat gënjierë ata që muarrë nishanë bishësë, edhe ata që falishnë ikonën’ e saj. Të di u vunë të gjallë ndë gjol të flakësë që digjetë me shqufur.
Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit.
E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi.
E të tjerëtë njerëz nuk’ u vranë nga këto plagëra, as metanoisnë nga punëtë që bëjënë me duar të ture, për të mos falurë të paudhëvet, e Idhollavet t’arta e t’ërgjëndatë, e të gurtatë, e të drujtatë, ato që as shohënë, as digjojënë, as ecëjnë.
Ja, që do t’ap nga sinagoji i satanait, ata që thonë se janë Iudhej, e nukë janë, po gënjejënë; ja, do t’i bëj ata që të vijënë e të falenë përpara këmbëvet së tua, e të njohënë që unë të kam dashurë.
I di punët’ e tua, edhe shtrëngimnë, edhe varfërinë, (ma je i pasurë) edhe vllasfimin’ e ature që thonë vetëhenë se janë Iudhej, e nukë janë, po janë mbëjedhëjë e Satanait.
E Arhangjelloi Mihail, kur qërtoi me djallinë, e kuvëndoi për kurm të Moisiut, nukë guxoi të shtij sipër fjalë mallëkimit, po i tha: Të vuftë tij Zoti frë.
Sepse djelmtë e kanë bashkë kurmnë edhe gjaknë, edhe ai mori pjesë nga të tilatë si edhe ata, që me anë të vdekëjësë, të prishte atë që kish mbretërin’ e vdekëjësë, domethënë djallinë.
Mos u gënjejë juvet njeri me ndonjë farë punë, sepse (këjo do të mos jetë) ndë mos gjajtë protoparë rebelia, e ndë mos u çfaqtë njeriu i fajit, i biri i humbëjësë.
Të mos jemi më foshnjë, e të furtunjasemi e të biremi këtu e këtje me çdofarë erë dhidhaskaliet, për të kthieratë e njerëzet, për dinakërira tek bie gënjeshtra.
E që të mos para më ngrërë lart madhëcia e së lëvduaravet, më pat dhënë hell ndë kurm tim, një Ëngjëll’ i Satanait që të m’ ip shuplaka, që të mos Perifanepsem.
Sepse do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane të mëdha, edhe çudira, ngjera sa të qeshjënë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë.
E thirri fort me zë të madh, e tha: Ra, ra Vavillona e madhe, e u bë të ndënjurë të dhemonëvet, e hapsanë e çdo shpirtit të pëgërë, e çdo shpezet së pëgërë e së urrierë.
E dritë fotiet do të mos feksjë më tek ti; as zë dhëndërit e nuse do të digjonetë më tek ti; sepse reshperët’ e tua qenë megjistanët’ e dheut, sepse me magjira të tua u pllanepsnë gjithë miletetë.
Pra andaj gëzoni, o qiell, edhe ju që rriji mbë ta. Ve mbë juvet që rriji ndë dhe e ndë det; sepse zbriti djalli mbë juvet me zëmërim të madh, sepse edhe që pak kohë ka.