Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 12:3 - Dhjata e Re 1827

3 E u duk një tjatër çudi ndër qiell, sepse ja një dhrakon i madh i kuq, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri, e mbë krera të tij shtatë korona.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 12:3
27 Referans Kwoze  

E të dhjetë britë që pe, janë dhjetë mbretër, ata edhe s’kanë marrë mbretëri; po do të marrënë urdhër si mbretër për një sahat pas bishësë.


E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.


E të dhjetë britë që pe mbë bishënë, këta do t’urrejënë kurvënë, e do ta bëjënë atë të shkretë, e të cveshurë, e do t’i hanë mishërat’ e saj, e atë do ta djegënë ndë zjar.


E më tha mua Ëngjëlli: Pse u çudite? Unë do të të thom ti mistir’ e gruasë, e të bishësë që e mban atë, që ka të shtatë krerëtë edhe të dhjetë britë.


E ai e zuri dhrakonë, atë gjarpërin’ e lashtë, ai është djalli e satanai, e e lidhi atë një mijë vjet.


E bishti i tij hiq të tretënë pjesë të ullet së qiellit, e i hodhi ata mbë dhe; e dhrakoni qëndroi përpara gruasë që duaj të pill, për të ngrënë djalën’ e saj kur ta pill.


E u duk një çudi e madhe ndër qiell: Një grua veshurë diellinë, e hënëza ndënë këmbë të saj, e mbi krie të saj një kurorë me dimbëdhjetë ull.


E paçë (të dilë) nga goja e dhrakonit, edhe nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtjar tre shpirtëra të pëgëra, që gjaijnë me bretëkosa.


E sit’ e tij qenë posi flakë zjarit, e mbi krie të tij shumë korona; e kish shkruarë një ëmërë që s’e dij njeri, përveçme atij.


E u zëmërua dhrakoni mbë gruanë, e vate të bën luftë me ata që mbenë nga far’ e saj, që ruajnë porsit’ e Perndisë, e që kanë martirin’ Iisu Hristoit.


E u bë luftë ndër qiell; Mihaili edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë kondrë dhrakonit, e dhrakoni edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë.


E kur pa dhrakoni se u hodh poshtë mbë dhe, ndoqi gruanë që pat pjellë mashkullinë.


Edhe unë qëndrova mbi rërë të detit; e paçë që dil nga deti një bishë, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri; e mbi bri të saj dhjetë korona, e mbi krerë të saj ëmërin’ e vllasfimisë.


E bisha që paçë qe mbë të gjarë posi pardhall; e këmbët’ e saj, posi këmbë ariut; e goja e saj, posi gojë liondarit; e dhrakoni i dha asaj fuqin’ e tij, edhe fron’ e tij, edhe urdhër të madh.


E ju falë dhrakonit që dha urdhër mbë bishë, e ju falë bishësë, e i thoshnë: Kush është si bisha? Kush mund të lëftojë me të?


E paçë një tjatër nishan të madh ndër qiell, e të çudiçim, shtatë Ëngjëij, që mbaijnë të shtatë plagat’ e pastajme, sepse mbë këto u sos urgji e Perndisë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite