7 Ma ndë ditë të zërit t’ëngjëllit së shtatë, kur do të nisjë t’i bjerë zurnasë, do të teliosetë mistiri i Perndisë, sikundr’ evangjelisi ndë rop të tij ndë profitë.
Atij pa që është i fuqiçim t’u stereosjë juvet ndë Ungjill tim, e ndë dhidhahi të Iisu Hristoit, sikundrë qe apokalipsi e të çfaquritë të së fshehurësë që qe pushuarë që nga jetë pas jetet.
Atë duhetë që ta mbajë Qielli ngjera mbë kohë që të vijënë ndë vënd gjithë punëtë që tha Perndia me gojë të gjithë Shënjtorëvet profitet së tij që herën’ e parë.
Sepse nukë dua unë, vëllazër, të mos e diji juvet këtë të fshehurë (të mos jini të urtë me vetëhe) që të verbuaritë mbë Israilë u bë mbënjanë, ngjera sa të hijë të mbushurit’ e filivet.
E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao.
Sepse Perndia u vuri ndë zëmëra të ture të bëjënë atë që i pëlqen asaj, e të bëjnë një kshill, e t’apënë mbretërin’ e ture mbë bishënë, ngjera sa të sosenë fjalët’ e Perndisë.