1 E paçë një tjatër Ëngjëll të fortë, që zbrit nga qielli, e i pështjellë me një mjergullë, e kish mbë kokë të tij një ilibe; e faqea e tij posi dielli, e këmbët’ e tij posi kollona të flakta.
E paçë, e digjova zën’ e njëit Ëngjëllit që fluturon ndëpërmes të qiellit, e me zë të madh thosh: Ve, ve, ve mb’ata që rrinë mbi dhe nga zërat’ e tjera të zurnasë të tre Ëngjëjet që duanë të vijnë t’u bienë zurnavet.
Ja tek vjen ai me re, e do ta shohë atë çdo si, edhe ata që e shpuanë atë me shish. E do të rrahënë krahëruarë për atë gjithë filit’ e dheut. Kështu është, vërtet.
Atëherë një Ëngjëll i fortë ngrijti një gur të madh si gur mollirit, e e shtiu ndë det, e tha: Kështu shpejt do të gremisetë Vavillona quteti i madh, e do të mos gjëndetë më.