Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 1:8 - Dhjata e Re 1827

8 Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, thotë Zoti, ai që është, e ai që ish, edhe ai që është për t’ardhurë, ai që i mund gjithë.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 1:8
29 Referans Kwoze  

Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, i pari edhe i pastajmi.


E më tha mua: U bë. Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja. Unë do t’i ap atij që ka et dhurëti nga kroi i ujit së gjallë.


Ioanni mbë të shtatë Qishëtë që janë nd’Asi: Dhurëti mbë juvet, edhe paq nga ai që është, e ai që qe, e ai që është për t’ardhurë, edhe ka të shtatë Shpirtëratë që janë përpara fronit së tij.


Tuke thënë: Të efharistisjëmë tij, o Zot, o Perndi, që mban jetënë, që je, e që jeshe, e do të viç; sepse more fuqin’ e madhe tëndenë, e mbretërove.


E kur e paçë atë, raçë posi i vdekurë përpara këmbëvet së tij; e ai vuri dorën’ e djathëtë mbi mua, e më thosh: Mos u trëmb, unë jam i pari edhe i pastajmi.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë i Smirnit shkruaj: Kështu thotë ai që është i parë edhe i pastajmë, e që u bë i vdekurë, e rron.


E të katër kafshëtë kish cilado mbë vetëhe të ture nga gjashtë krahë rrotullë, e brëndazi qenë plot me si; e s’kanë të prëjturë as ditë as natë tuke thënë: Shënjt, Shënjt, Shënjt, Zoti Perndia, ai q’i mban gjithë, ai që qe, ai që është, e ai që do të vijë.


E do të jem babai juaj, e juvet do të më jini djelm e vashëza, thotë Zoti që mban gjithë botënë.


E nga goja e tij dil një kordhë e prëhurë, që të plagosjë me të filitë, e ai do t’i qiverrisjë ata me shkop të hekurtë. Ai shkel patitirn’ e verësë të zëmërimit e urgjisë Perndisë fuqimadhit.


Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit.


E nao nukë paçë mbë të, sepse nao i saj është Zoti Perndia fuqimadhi, edhe qengji.


Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.


E këndoijnë këngën’ e Moisiut, ropit Perndisë, edhe këngën e qengjit, e thonë: Të mëdha e të çuditëçim janë punët’ e tua, o Zot, o Perndi fuqimadh; të drejta e të vërteta janë udhët’ e tua, o mbret i Shënjtorëvet.


E digjova një tjatër nga thisiastiri, që thosh: Me të vërtetë, o Zot fuqimadh, të vërteta e të drejta janë gjuqërat’ e tua.


E digjova një zë posi një turmësë madhe, e si gjëmim ujëravet shumë; e si një zë gjëmimevet së mëdha, që thoshnë: Allilluia; sepse mbretëroi Zoti Perndia fuqimadhi.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite