Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 1:4 - Dhjata e Re 1827

4 Ioanni mbë të shtatë Qishëtë që janë nd’Asi: Dhurëti mbë juvet, edhe paq nga ai që është, e ai që qe, e ai që është për t’ardhurë, edhe ka të shtatë Shpirtëratë që janë përpara fronit së tij.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 1:4
41 Referans Kwoze  

Iisu Hrishtoi dje edhe sot, ai është, edhe mbë jetë pastaje.


Që përpara ish Fjala, e Fjala ish me Perndinë bashkë, e Fjala ish Perndi.


E vura re, e ja ndë mes të fronit, e ndë mes të kafshëvet, e ndë mes të pleqet një qengj që rrij mbë këmbë posi i therturë, që kish shtatë brira e shtatë si, që janë të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë të dërguaratë mbë gjithë dhe.


E nga froni dilë vetëtimëra, e gjëmime, e zënjëra, e përpara fronit shtatë llambadha të dhezura, ato që janë të shtatë Shpirtëret e Perndisë.


Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, thotë Zoti, ai që është, e ai që ish, edhe ai që është për t’ardhurë, ai që i mund gjithë.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Sardhit shkruaj: Kështu thotë ai që ka të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë, e të shtatë ulltë; i di punët’ e tua, e qish ke ëmër të gjallit, e je i vdekurë.


Çdo e dhënë e mirë e çdo dhurëti e tërë, vjen sipërit tuke cbriturë nga babai i dritëvet; mb’atë nuk’ është të këmbierë, as hie e këmbimit.


E të katër kafshëtë kish cilado mbë vetëhe të ture nga gjashtë krahë rrotullë, e brëndazi qenë plot me si; e s’kanë të prëjturë as ditë as natë tuke thënë: Shënjt, Shënjt, Shënjt, Zoti Perndia, ai q’i mban gjithë, ai që qe, ai që është, e ai që do të vijë.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap.


Mbë gjith’ ata që gjëndenë ndë Rom, të dashurit’ e Perndisë, që quhenë Shënjtorë, dhuratë mbë ju, edhe paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë i Smirnit shkruaj: Kështu thotë ai që është i parë edhe i pastajmë, e që u bë i vdekurë, e rron.


Mistirionë e shtatë ullet, që pe mbë dorë time të djathëtënë, e të shtatë lihnit’ e arta. Të shtatë ulltë, janë Ëngjëj të shtatë Qishëvet, e të shtatë lihnitë, që pe, janë shtatë qishëra.


Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.


Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.


Le të jetë hir e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Llaodhiqisë shkruaj: Kështu thotë i vërteti, martiri i besësë, edhe i vërteti, e nisura e punëravet së Perndisë.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Thiatirësë shkruaj: Kështu thotë i biri i Perndisë, që ka sit’ e tij posi flakë të zjarit, e këmbët’ e tij gjajënë posi me orihallko.


E mbë Ëngjëllinë që është ndë qishë të Pergamosë, shkruaj: Kështu thotë ai që ka kordhën’ e prëhurë me di presa.


Apokalipsi Iisu Hristoit, që ja pat dhënë atij Perndia t’u dëftojë ropet së tij ato punëra që duhetë të bënenë shpejt. E ai si i dërgoi me anë të Ëngjëllit së tij i shënoi mbë ropn’ tij e tij Ioannë.


E këjo u bë di vjet, kaqë sa që digjuanë fjalën’ e Zotit Iisuit gjith’ ata që rrijnë nd’Asi, çifut edhe Elinë.


Parthëtë, edhe Midhëtë, edhe Ellamitë, edhe ata që rrinë ndë Mesopotami, e nd’Iudheë, e Kapadhoqi, ndë Pondo, edhe ndë Asi.


Unë Ioanni, vëllai juaj, e shoku juaj mbë shtrëngim, e mbë mbretëri, e mbë durim të Iisu Hristoit, u gjëndçë ndë nisi që quhetë Patmo, për fjalë të Perndisë e për martiri të Iisu Hristoit.


E kur e paçë atë, raçë posi i vdekurë përpara këmbëvet së tij; e ai vuri dorën’ e djathëtë mbi mua, e më thosh: Mos u trëmb, unë jam i pari edhe i pastajmi.


E paçë të shtatë Ëngjëjtë, që rrijnë përpara Perndisë; e u dhan’ ature shtatë zurnara.


E digjova ëngjëllin’ e ujëravet, që thosh: I drejtë je, o Zot, që je, e që jeshe Shënjt, sepse kështu gjukove.


E unë Ioanni (jam) ai që paçë e digjova këto punëra; e kur i paçë parë e digjuarë, raçë përmbis ndë këmbë të ëngjëllit që më dëfton këto punëra për të falurë.


Unë Iisui dërgova ëngjëllinë tim t’u dëftojë juvet këto punëra ndë qishëra; e unë jam rrënja edhe soi i Dhavidhit, ulli i dritësë i mëngjesit.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite