E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap.
Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.
E do të të ap tij qiçetë të mbretëris’ e Qiellvet, e atë që të lidhç ti mbi dhe, të jetë lidhurë edhe ndë Qiell, e atë që të zgjidhiç ti mbi dhe, të jetë zgjidhurë edhe ndë Qiell.
Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua.
Sepse ndonëse u mbërthie mbë Kruq si i pafuqiçim, ma rron me fuqi të Perndisë, sepse edhe nevet jemi të smundurë mbë të, po do të jemi të gjallë me të bashkë me fuqi të Perndisë sa për juvet.
Edhe ti, o Kapernaum, që je ngrijturë ngjera mbë Qiell, ngjera mbë pisë do të gremiseç, se gjithë këto thavmëra që u bënë tek teje, të qenë bënë ndë Sodhomë do të qenë mbeturë ngjera kësaj ditet.
E vështrova, e ja një kalë i gjelbërë, e ai që qe hipurë mbë të kish ëmërinë Mort; e vij pas si pisa; e u dha mb’ata urdhër mbi të katërtën’ e dheut të vrisnë me anë të kordhësë, e me anë të usë, e me anë të vdekëjësë, e të bishëvet së dheu(t).
E u përgjërua mb’atë që rron ndë jetë pas jetet, që bëri qielltë edhe sa janë mbë të, edhe dhenë edhe sa janë mbë të, edhe detnë edhe sa janë mbë të, që do të mos jetë më kohë.
E deti dha të vdekuritë që mbaj ndë vetëhe të tij, e vdekëja edhe Adhi dhanë të vdekurit’ e ture që kishnë; e u bë gjuqi mbë cilëdo sikundrë kishnë punuarë.