13 E ndë mes të shtatë lihnivet një që gjan mbë bir njeriut, veshurë me një rrobë ngjera mbë këmbë, e ngjeshurë mbë sisë me brez t’artë.
E duallë nga naoi të shtatë ëngjëjtë, që mbaijnë të shtatë plagëtë, veshurë me li të pastruarë, e të bardhë, e ngjeshurë ndë krahëruar breza t’arta.
E vura re, e ja, një mjergullë e bardhë, e sipër mbi mjergullë rrij një që gjan me bir’ e njeriut, që kish mbë krie të tij një kurorë t’artë, e mbë dorë të tij një drapër të prëhurë.
Sepse nukë kemi një Arhieref që nukë mund t’i vijë likshtë për të smundura tona, po (kemi) atë që u piraks bara mbë të gjithë, për vetëmë fajit.
Mbë Ëngjëll të qishësë Efesosë shkruaj: Kështu thotë ai që mban mbë dorë të djathëtë të tij të shtatë ulltë, e ecën ndë mes të shtatë lihnivet t’arta.