Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Apolalipsi 1:11 - Dhjata e Re 1827

11 Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi.

Gade chapit la Kopi




Apolalipsi 1:11
37 Referans Kwoze  

E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Sardhit shkruaj: Kështu thotë ai që ka të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë, e të shtatë ulltë; i di punët’ e tua, e qish ke ëmër të gjallit, e je i vdekurë.


Ioanni mbë të shtatë Qishëtë që janë nd’Asi: Dhurëti mbë juvet, edhe paq nga ai që është, e ai që qe, e ai që është për t’ardhurë, edhe ka të shtatë Shpirtëratë që janë përpara fronit së tij.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Llaodhiqisë shkruaj: Kështu thotë i vërteti, martiri i besësë, edhe i vërteti, e nisura e punëravet së Perndisë.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Thiatirësë shkruaj: Kështu thotë i biri i Perndisë, që ka sit’ e tij posi flakë të zjarit, e këmbët’ e tij gjajënë posi me orihallko.


E mbë Ëngjëllinë që është ndë qishë të Pergamosë, shkruaj: Kështu thotë ai që ka kordhën’ e prëhurë me di presa.


E mbë Ëngjëllin’ e qishësë i Smirnit shkruaj: Kështu thotë ai që është i parë edhe i pastajmë, e që u bë i vdekurë, e rron.


Pavllua, Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë, mbë Shënjtorë që janë nd’Efeso, edhe të besësë mbë Hristonë Iisunë.


E ai që rrij mbë fron tha: Ja, unë i bëj të gjitha të ra. E më thotë mua: Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta e për të besuarë.


E më thotë mua: Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë gosti të dasmësë qengjit. E më thotë mua: Këto fjalët’ e Perndisë janë të vërteta.


E digjova zë nga qielli, që më thosh mua: Shkruaj: Lum të vdekuritë, që vdesënë mbë Zonë që këtej e tutje. Vërtet, thotë Shpirti, që të prëhenë nga zahmetet’ e ture; sepse punët’ e ture venë pas suresh.


E kur krienë jashtë zën’ e ture të shtatë gjëmimetë, unë rrijë për të shkruarë; e digjova një zë nga qielli që më thosh: Vulos ato që thanë të shtatë gjëmimetë, e mos i shkruaj ato.


Shkruaj ato punëra që pe, edhe ato që janë, edhe ato që do të bënenë pasandaje.


Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, thotë Zoti, ai që është, e ai që ish, edhe ai që është për t’ardhurë, ai që i mund gjithë.


Sikundrë t’u luçë tij, të prese nd’Efeso, kur vejë unë ndë Maqedhoni, që të porsitje dicavet të mos dhidhaksnë dhidhaskalira të tjera.


E kur e paçë atë, raçë posi i vdekurë përpara këmbëvet së tij; e ai vuri dorën’ e djathëtë mbi mua, e më thosh: Mos u trëmb, unë jam i pari edhe i pastajmi.


Mb’atë që dha martiri mbë fjalë të Perndisë, e martiri mbë gjithë punëra që pa të Iisu Hristoit.


E do të mbetem nd’Efeso ngjera ndë Pendikosti.


Ndë lëftova me bishë nd’Efeso (të flas si njeri) ç’më vëjeu mua, ndë mos ngjallenë të vdekuritë? Le të hamë e le të pimë, se nesër vdesëmë.


E nga Militua dërgoi nd’Efesso e thirri priftërit’ e qishësë.


E një çifut që quhej Apollo, i lerë nd’Aleksandhri, njeri i fjalësë e i dijturë ndë kartëra, katandisi nd’Efeso.


E një grua që quhej Lidhi nga qutet’ i Thiatiret që shit porfire, e frikuarë e Perndisë, rrij e digjon. Kësaj i hapi zëmërënë Zoti të mbaj vesh mb’ato që thosh Pavllua.


Sepse u dua që të diji juvet, sa shtrëngim kam unë për juvet, edhe për ata të Llaodhiqisë, edhe për gjith’ ata që nukë kanë parë faqenë time të kurmit.


Mistirionë e shtatë ullet, që pe mbë dorë time të djathëtënë, e të shtatë lihnit’ e arta. Të shtatë ulltë, janë Ëngjëj të shtatë Qishëvet, e të shtatë lihnitë, që pe, janë shtatë qishëra.


Mbë Ëngjëll të qishësë Efesosë shkruaj: Kështu thotë ai që mban mbë dorë të djathëtë të tij të shtatë ulltë, e ecën ndë mes të shtatë lihnivet t’arta.


Edhe juvet thom, edhe gjithë të tjerëvet që janë ndë Thiatirë, sa nukë kanë këtë dhidhahi, e ata që nukë njohnë të thellat’ e satanait, sikundrë thonë, nukë vë mbi juvet tjetër barrë.


Ke pak ëmëre ndë Sardhë, që nukë molepsnë rrobat’ e ture, e do të vijënë me mua veshurë ndë rroba të bardha; sepse janë të zotë.


E më thotë mua: Të mos vuloç fjalët’ e profitisë kësaj kartet; sepse koha është e afërtë.


Unë Iisui dërgova ëngjëllinë tim t’u dëftojë juvet këto punëra ndë qishëra; e unë jam rrënja edhe soi i Dhavidhit, ulli i dritësë i mëngjesit.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite