Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 9:12 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

12 Syrianëtë përparazi, edhe Filistejtë prapazi, edhe do të hanë Israilinë me golë të hapurë. Mbi gjithë këto zëmërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) po ndejturë.

Gade chapit la Kopi




isaia 9:12
25 Referans Kwoze  

Përandaj zemërata e Zotit u dhes përpara gjëndëjes’ ati, edhe ndejti dorën’ e ti mbi ata, e u ra atyre; edhe maletë dridheshinë, edhe kërmat’ e atyreve u bënë posi plehe ndë mest të udhëvet. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u ul, edhe dor’ e ati (është) po ndejturë.


përveç se do të kurrusenë ndër lidhëjet, edhe do të bienë ndënë të vrarët? Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u kthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.


Manasiu Efraimnë, edhe Efraimi Manasinë; edhe ata bashkë (do të jenë) kundrë Judhësë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.


Përandaj Zoti nukë do të gëzonetë për dialoshat’ e atyreve, as nukë do të përdëllenjë të varfërit’ e të vat’ e atyreve, sepse të gjithë janë hipokritërë edhe keq-bërës, edhe ç’do golë flet paudhë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.


atëherë do të dhizetë zëmërimi im kundrë atyre atë ditë, edhe do të heq dorë nga ata, edhe do të fsheh faqenë t’ime nga ata, edhe do të tretenë; edhe do t’i gjenjën’ ata shumë të këqia e shtrëngata, kaqë sa do të thonë atë ditë: A nukë na gjetnë këto të këqia, sepse Perëndia ynë nuk’ (është) ndë mest nesh?


Po do të sulenë mbi malet të Filistejvet nga an’ e të perënduarit, edhe do të plaçkitnjënë edhe të bijt’ e anësë lindëjesë bashkë; do të vënë dorën’ e tyre mbi Edomin’ e mbi Moabinë, edhe të bijt’ e Ammonit do t’ unjënë kryetë ndën’ ata.


Mjer ata që sbresënë ndë Egjyftëri për ndihmë, edhe mpshtetenë mbi kuaj, edhe shpërenjënë mbë qerret, sepse (janë) të shuma, edhe mbi kalorësit, sepse janë shumë të fortë, edhe nukë vështronjënë Shënjtin’ e Israilit, as nukë kërkonjënë Zotinë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite