Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 42:3 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

3 Nukë do të këputnjë kallam të thyerë, edhe nukë do të shuanjë li që tymon, do të nxierrë gjyq me të vërtetë.

Gade chapit la Kopi




isaia 42:3
34 Referans Kwoze  

Do të kullosë tufën’ e ti si bari, do të mbëledhë shqerratë me krahun’ e ti, (edhe) do t’i mbanjë ndë gji të ti; edhe do t’u heqë udhën’ atyre që pinë klumësht.


Kush është ndër ju ay që i ka frikë Zotit, që i dëgjon zërit shërbëtorit ati, që ka ecurë nd’ errësirët, edhe nukë ka dritë? Le të shpërenjë mb’ emërit të Zotit, edhe le të mpshtetetë mbë perëndin’ e ti.


Sepse dora ime i bëri këto të gjitha, edhe u bënë këto të gjitha, thotë Zoti, cilinë pra do të vështronj? Të vobegunë, të thyerinë ndë shpirt, edhe atë që trembetë nga fiala ime.


Zoti Perëndia më dha gluhën’ e të dituret, që të di se qysh të flas fialë me kohë tek ay që është rënduarë; (ay) ngre mëngjes për mëngjes, ngre veshinë t’im, që të dëgjonj posi të dituritë.


Të shtuarët’ e pushtetit (ati) e paqtimit (ati) nukë do të ketë funt, mbë fron të Dhavidhit, edhe mbë mbëretërit t’ati, që të vërë mbë sërë atë, edhe të forconjë atë, me gjyq e me dreitëri, që tashi e gjer ndë jetë (të jetëvet). Zëlia e Perëndisë ushtërivet do t’e bënjë këtë.


Nukë do të thërrasë, as nukë do të klëthasë, as nukë do të nxierrë zën’ e ti të dëgjonetë ndër udhët.


Edhe do të gjukonjë ndë mest të kombavet, edhe do të qërtonjë shumë gjëndëje. Edhe do të rrahënë thikat’ e tyre për majën’ e plorit, edhe shtijëzat’ e tyre për drapërat. Nukë do të ngrerë thikë komp kundrë kombi, as nukë do të xënë më luftë.


Kush (është) ky që po vien nga Edhomi, me rroba të kuqe nga Bozraha, ky i lëvduarë ndë stoli të ti, që ecën ndë madhërit të fuqisë ti? Unë që flas me dreitëri, i fortë për të shpëtuarë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite