Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 42:1 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

1 Na shërbëtori im, që e mbajta për krahësh, i sgjedhuri im, që pëlqeu shpirti im; vura frymënë t’ime mbi atë, do t’u tregonjë gjyq kombavet.

Gade chapit la Kopi




isaia 42:1
47 Referans Kwoze  

Frym’ e Zotit Perëndisë (është) mbi mua, sepse Zoti më leu (me val) që t’u ap zën’ e mirë të vobegjet; më dërgoi të shëronj ata që kanë thyerë zemrënë, t’u leçit të liruarë skllefvet, edhe të hapurë burgu të lidhuret,


Na shërbëtori im tek do të venjë mbarë; do të lartonetë, e do të lëvdonetë, edhe do të hipënjë fort lart.


Ju (jeni) deshmitarët’ e mi, thotë Zoti, edhe shërbëtori im, që sgjodha të xini edhe të më besoni, edhe të kupëtoni se unë (jam) ay vetë; përpara meje s’ka qënë (tietërë) Perëndi, as nukë do të jetë pas meje.


Do të shohë pemët’ e të dhëmburit shpirtit ti, (edhe) do të nginjetë; shërbëtori im i dreiti do të nxierrë të dreitë shumë vetë me të njohuritë të ti, sepse do të mbanjë panomit’ e atyreve.


Po ti, o Israil, shërbëtori im, o Jakov, i sgjedhuri im, far’ e Avraamit të dashurit t’im,


Edhe prej meje është këjo dhiata ime mb’ ata, thotë Zoti: Fryma ime që (është) mbi ty, edhe fialët’ e mia që vura ndë golët tënde, nukë do të shterenë nga gola jote, as nga gola e farësë s’ate as nga gola e farësë farësë s’ate, që tashi e ndë jetët (të jetësë), thotë Zoti.


Edhe do të gjukonjë ndë mest të kombavet, edhe do të qërtonjë shumë gjëndëje. Edhe do të rrahënë thikat’ e tyre për majën’ e plorit, edhe shtijëzat’ e tyre për drapërat. Nukë do të ngrerë thikë komp kundrë kombi, as nukë do të xënë më luftë.


Atëherë gjyq do të hiesonjë ndë shkretëtirët, edhe dreitëri do të rri ndë fushët plot me pemë.


Nukë do të hiqetë shkopi prej Judhësë, As nomdhënësi nga mezi i këmbëvet ati, Gjersa të vinjë Shillohu, Edhe tek ay (do të jetë) shpëresa e gjëndëjevet.


që të mora nga anët’ e dheut, edhe të thirra nga fundi i ati, edhe të thashë: Ti je shërbëtori im, unë të sgjodha, edhe nukë do të të heth tej,


Nukë do të thërrasë, as nukë do të klëthasë, as nukë do të nxierrë zën’ e ti të dëgjonetë ndër udhët.


Kush është ndër ju ay që i ka frikë Zotit, që i dëgjon zërit shërbëtorit ati, që ka ecurë nd’ errësirët, edhe nukë ka dritë? Le të shpërenjë mb’ emërit të Zotit, edhe le të mpshtetetë mbë perëndin’ e ti.


Kush (është) ky që po vien nga Edhomi, me rroba të kuqe nga Bozraha, ky i lëvduarë ndë stoli të ti, që ecën ndë madhërit të fuqisë ti? Unë që flas me dreitëri, i fortë për të shpëtuarë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite