Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 2:3 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

3 edhe shumë gjëndëje do të venë, edhe do të thonë: Eni, edhe le të ngjitemi ndë malt të Zotit, ndë shtëpit të Perëndisë Jakovit. Edhe do të na mësonjë udhët’ e tia, edhe do të ecëjmë rrugavet ati. Sepse nomi do të dalë nga Siona, edhe fial’ e Zotit nga Jerusalima.

Gade chapit la Kopi




isaia 2:3
39 Referans Kwoze  

Edhe këto (janë) porositë, e urdhërimetë, e gjyqetë që urdhëroi Zoti Perëndia juaj, t’u mësonj juve, për të bërë nd’ atë dhe që hyni për të trashëguar’ atë,


Do të thërrasënë gjëndëjetë ndë malt, atie do të bënjënë kurbane dëreitërie, sepse do të thithënë të plotën’ e detit, edhe thesarët’ e fshehurë të rërësë.


Kujt do t’i mësonjë diturinë? Edhe cilinë do të bënjë të kupëtonjë mësimnë? (Ata janë posi foshnje) të cvjerdhura, këputurë nga sisatë,


atyreve më fort do t’u ap ndë shtëpit t’ime, edhe përbrënda murevet mi, vënt edhe emërë më të mirë se bijvet e bilavet; atyreve do t’u ap emërë të përjetëshim, që nukë do të shteretë.


edhe këta do t’i bie ndë malt t’im të shënjtëruarinë, edhe do t’i gëzonj ata ndë shtëpit të lutëjesë s’ime; kurbanet’ e atyreve të dieguratë gjithë, edhe kurbanet’ e atyreve (do të jenë) të pëlqyera mbi therorenë t’ime, sepse shtëpia ime do të kluhetë Shtëpi lutëje për gjithë gjëndëjetë.


Edhe kombatë do të vinjënë ndë dritët tënde, edhe mbëretëritë ndë ndriçim të lindëjesë (dritësë) s’ate.


Po juve që keni hequrë dorë nga Zoti, që keni harruarë malinë t’im të shënjtëruarinë, që bëni gati truvezë për Gadinë, edhe i bëni kurban të spërkaturë Menit,


Edhe do të bienë gjithë vëllezëritë tuaj prej gjithë kombavet për dhuratë te Zoti, mbi kuaj, e mbi qerre, e mbi shtretra, e mbi mushka, edhe mbi shtëzë të shpejta, ndë malt t’im të shënjtëruarinë, ndë Jerusalimë, thotë Zoti, posi djemt’ e Israilit që bienë dhuratënë prej brumërash nd’ enë të qëruarë mbë shtëpit të Zotit.


Edhe do të vë gjykatësit’ e tu posi herën’ e parë, edhe këshillëtarët’ e tu posi një herë moti; paskëtaj do të kluhesh: Qytetëja e dreitërisë, Qytetëja besëtare.


Edhe atë ditë do të jetë një rrënjë e Jesseut, e cila do të rri për shenjë të gjëndëjevet; nd’ atë do të mpshtetenë kombatë, edhe të prejturit’ e ati do të jetë lavdi.


Atë ditë do të jetë një udh’ e madhe nga Egjyftëria nd’ Asyri, edhe Asyrianëtë do të vinjënë ndë Egjyftëri, edhe Egjyftianëtë nd’ Asyri, edhe Egjyftianëtë bashkë me Asyrianëtë do t’i shërbenjënë (Zotit).


Njëri do të thotë: Unë jam i Zotit, edhe tietri do të kluhetë me emërin’ e Jakovit; edhe tietri do të shkruhetë përposhtë me dorën’ e ti mbë Zonë, edhe do të kluhetë me emërin’ e Israilit.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite