Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 2:2 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

2 Ndër dit të pastajme mali i shtëpisë Zotit do të qëndronjë ndë majët të malevet, edhe do të lartonetë sipër malevet, edhe gjithë kombatë do të rriedhënë nd’ atë;

Gade chapit la Kopi




isaia 2:2
56 Referans Kwoze  

edhe këta do t’i bie ndë malt t’im të shënjtëruarinë, edhe do t’i gëzonj ata ndë shtëpit të lutëjesë s’ime; kurbanet’ e atyreve të dieguratë gjithë, edhe kurbanet’ e atyreve (do të jenë) të pëlqyera mbi therorenë t’ime, sepse shtëpia ime do të kluhetë Shtëpi lutëje për gjithë gjëndëjetë.


Edhe atë ditë do t’i bienë trumbetësë madhe, edhe do të vinjën’ ata që u prishnë ndë dhet të Asyrisë, edhe ata që qenë dëbuarë ndë dhet të Egjyftërisë, edhe do të lusnë Zotnë ndë malt të shënjtëruarë ndë Jerusalimë.


Edhe do të bienë gjithë vëllezëritë tuaj prej gjithë kombavet për dhuratë te Zoti, mbi kuaj, e mbi qerre, e mbi shtretra, e mbi mushka, edhe mbi shtëzë të shpejta, ndë malt t’im të shënjtëruarinë, ndë Jerusalimë, thotë Zoti, posi djemt’ e Israilit që bienë dhuratënë prej brumërash nd’ enë të qëruarë mbë shtëpit të Zotit.


Edhe atë ditë do të jetë një rrënjë e Jesseut, e cila do të rri për shenjë të gjëndëjevet; nd’ atë do të mpshtetenë kombatë, edhe të prejturit’ e ati do të jetë lavdi.


Do të jetë kënkë ndër ju, posi natën’ e së kremtesë kur kremtonetë, edhe gëzim zëmëre, posi kur venë me fyeje për të ardhurë ndë mal të Zotit, te i Forti i Israilit.


Edhe tha: Pak gjë është të jesh shërbëtori im që të ngresh mbë këmbë farat’ e Jakovit, edhe të biesh prapë atë që ka mbeturë nga Israili; po edhe ndër kombat të kam për të dhënë për dritë, që të jetë shpëtimi im gjer ndë funt të dheut.


Edhe Jakovi thirri të bijt’ e ti, e tha: Mbëlidhi, që t’u dëftenj juve, ç’ka për të ngjarë ndër ju, ndë dit të pastajme:


Edhe ndë këtë mal Zoti i ushtërivet do të bënjë për gjithë gjëndëjet gosti me (gjellë) të majme, gosti me verë ndë të vielët të tyre, me (gjellë) të majme plot me palcë, me verë të kulluarë mbë të vielët.


atyreve më fort do t’u ap ndë shtëpit t’ime, edhe përbrënda murevet mi, vënt edhe emërë më të mirë se bijvet e bilavet; atyreve do t’u ap emërë të përjetëshim, që nukë do të shteretë.


Po juve që keni hequrë dorë nga Zoti, që keni harruarë malinë t’im të shënjtëruarinë, që bëni gati truvezë për Gadinë, edhe i bëni kurban të spërkaturë Menit,


Edhe kombatë do të vinjënë ndë dritët tënde, edhe mbëretëritë ndë ndriçim të lindëjesë (dritësë) s’ate.


Edhe që nga hën’ e re mbë tiatrënë, edhe që nga savvata gjer mbë tiatrënë, ç’do kurm do të vinjë që të faletë përpara meje, thotë Zoti.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite