Klaj me dënesë, o portë, klith, o qytet, humbe, ti o gjithë Palestinë, sepse po vien tym nga an’ e borësë, edhe as ndonjë nukë do të mbetetë (nga ushtëria) e ati, ndër kohëra të urdhëruara.
Tashi pra, ç’kam (për të bërë) këtu, thotë Zoti, sepse gjëndëja ime u muar për mosgjë? Ata që urdhëronjën’ atë e bënjënë të ulurinjë, thotë Zoti, edhe emëri im shahetë gjithënjë përditë.
Edhe ç’do të bëni ndë ditët të vështruarit, edhe ndë prishëjet (që) do të vinjë prej së largu? Te cili do të shkoni për ndihmë? Edhe ku do të lini lavdinë tuaj,
Sepse zemërata e Zotit (është) mbi gjithë kombat, edhe mëria e flakëtë mbi gjith’ ushtërit t’atyreve; i prishi ata fare, dha ndë dorë ata për të therë.
Përandaj do të vinjë e ligë mbi ty, pa diturë se nga lint, edhe do të bierë e keqe mbi ty, pa mundurë ta këthenjç atë, edhe do të vinjë prishëje mbi ty pa pandehurë e pa diturë.