Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 13:10 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

10 Sepse yjet’ e qiellit edhe shenjet’ e yjevet ati nukë do të lëshonjënë dritën’ e tyre; dielli do t’erretë ndë të lindurit të ti, edhe hëna nukë do të lëshonjë dritën’ e saj.

Gade chapit la Kopi




isaia 13:10
22 Referans Kwoze  

Edhe atë ditë kur të gjëmonjënë kundrë atyreve posi gjëmim deti, do të vështronjënë ndë dhet, edhe na errësirë e hidhërim, edhe drita u err ndë qiell t’ati.


Atëhere hënësë do t’i vinjë turp, edhe dielli do të ketë turp, kur të mbëretëronjë Zoti i ushtërivet ndë malt të Sionësë e ndë Jerusalimë, edhe të lëvdonetë përpara pleqvet ti.


Edhe atë ditë Zoti do të mundonjë ushtërin’ e të lartëvet (që janë) lart, edhe mbëretërit’ e dheut mbë dhet.


Rri e mos nxirë zë, edhe hyrë nd’ errësirët, o e bil’ e Halldhenjet, sepse nukë do të kluhesh më zonj e mbëretërivet.


Un’ u vesh qiejevet errësirë, edhe u vë thes për mbulesën’ e atyreve.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite