Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 12:2 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

2 Na Perëndia tek është shpëtesa ime, do të shpërenj, e nukë do të kem frikë, sepse Zoti Jehovah është fuqia ime edhe qënka, edhe u bë shpëtimi im.

Gade chapit la Kopi




isaia 12:2
41 Referans Kwoze  

Zoti (është) fuqia ime edhe kënka eme, Edhe qëndroi shpëtimi im, Ay (është) Perëndia im, edhe do ta lavdëronj, Perëndia i tim et, edhe do ta lartonj.


Edhe Israili do të shpëtonjë me anë të Zotit me shpëtim të përjetëshim, nukë do të turpërohi as nukë do të marrohi për gjithë jetënë.


Na Zoti tek leçiti gjer mb’ anët të dheut: Thojni së bilësë Sionësë: Na Shpëtimtari yt tek po vien, na paga e ati tek (është) bashkë me atë, edhe pun’ e ati përpara ati.


Edhe njeriu do të jetë posi mbulesë nga era, edhe posi mpshtetëje nga furtuna, posi lumra uji ndë dhe të thatë, posi hie shkëmbi të math ndë dhe të eçim.


Përandaj Zoti vetë do t’u apë juve një shenjë. Na vërgjiresha tek do të mbarsetë e do të piellë bir, edhe do t’i kluhet’ emëri Emmanuil.


Përandaj, kështu thotë Zoti Perëndia i ushtërivet: O gjëndëja ime, që rri ndë Sionë, mos u frikëso nga Asyriani; do të bierë me shkop, edhe do të ngrerë stapin’ e ti mbi ty pas mëndyrësë Egjyftërisë,


Sepse harrove Perëndin’ e shpëtimit tënt, edhe nukë kujtove shkëmbin’ e fuqisë s’ate, përandaj do të mbiellç bima të pëlqyera, edhe do të bëjsh të mbielluritë me bima të huaja;


a le të zihetë nga fuqia ime, (që) të bënjë paqtim bashkë me mua, (edhe) do të bënjë paqtim bashkë me mua.


Tashi pra thotë Zoti, ay që më gatoi që nga barku për shërbëtorin’ e ti, që të bie përsëri Jakovinë te ay, edhe që të mbëlidhetë te ay Israili, edhe do të lëvdonem ndër sy të Zotit, edhe Perëndia im do të jetë fuqia ime.


Kush është ndër ju ay që i ka frikë Zotit, që i dëgjon zërit shërbëtorit ati, që ka ecurë nd’ errësirët, edhe nukë ka dritë? Le të shpërenjë mb’ emërit të Zotit, edhe le të mpshtetetë mbë perëndin’ e ti.


Do të gëzonem fort për Zonë, do të më gëzonetë shpirti për Perëndinë t’im, sepse më veshi me rrobë shpëtimi, edhe më vuri sarkë dreitërie, posi dhëndërr të hieshim me mitrë, edhe posi nuse të stolisurë me stolit’ e saja shumë të nderëshimetë.


Po gëzohi e ngazullohi kurdo (për atë) që ndërtonj, sepse na tek po ndërtonj Jerusalimënë (për) gëzim, edhe gjëndëjen’ e asaj (për) gas.


Sepse Zoti (është) gjukatësi ynë, Zoti (është) nom-dhënësi ynë, Zoti (është) mbëreti ynë, ay do të na shpëtonjë.


Zoti (erdhi) të më shpëtonjë, përandaj do të këndojmë kënkënë t’ime mbi drurë të ndejturë gjithë dit e jetësë s’onë ndë shtëpi të Zotit.


Unë, unë jam ay që u ngushullonj juve. Ti cili je, edhe ke frikë nga njeriu që vdes, edhe nga i biri i njeriut, (i cili) do të bënetë posi bar;


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite