Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 11:4 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

4 po do të gjukonjë të vobeqtë me dreitëri, edhe do të mburonjë të përunjurit’ e dheut me të dreitë, edhe do t’i bierë dheut me shkopin’ e golësë ti, edhe me frymën’ e buzëvet ti do të vrasë të paudhinë.

Gade chapit la Kopi




isaia 11:4
50 Referans Kwoze  

Frym’ e Zotit Perëndisë (është) mbi mua, sepse Zoti më leu (me val) që t’u ap zën’ e mirë të vobegjet; më dërgoi të shëronj ata që kanë thyerë zemrënë, t’u leçit të liruarë skllefvet, edhe të hapurë burgu të lidhuret,


Sepse Tofeti është bërë gati që moti, po është bërë gati për mbëretinë; ay e bëri (atë) të thellë e të gjërë, zjarri i ati (është) flakë e shumë dru, fryma e Zotit do ta ndesnjë atë, posi rrym squfuri.


Të shtuarët’ e pushtetit (ati) e paqtimit (ati) nukë do të ketë funt, mbë fron të Dhavidhit, edhe mbë mbëretërit t’ati, që të vërë mbë sërë atë, edhe të forconjë atë, me gjyq e me dreitëri, që tashi e gjer ndë jetë (të jetëvet). Zëlia e Perëndisë ushtërivet do t’e bënjë këtë.


Na një mbëret tek do të mbëretëronjë me dreitëri, edhe krerëtë do t’urdhëronjënë me gjyq.


Edhe të përunjëtitë do të shtonjënë gëzimnë mbë Zotinë, edhe të vobeqt’ e njerëzet do të gëzonenë për Shënjtin’ e Israilit.


Edhe froni do të ngrihetë me përdëllim, edhe do të rri mb’ atë me të dreitë, ndë tendët të Dhavidhit, ay që gjukon, e kërkon gjyq, e shpejton dreitëri.


Zoti do të hynjë ndë gjyq bashkë me pleqt’ e gjëndëjesë ti, edhe me të parët’ e asaj, sepse ju hëngrëtë vështinë; plaçkat’ e të vobegut (janë) ndër shtëpit tuaja.


Xini të punoni të mirënë. Kërkoni gjyq, bën-i dreiteri të shtrënguarit, gjukoni të varfërinë, dilni zot gjyqit së vesë.


Edhe do të mundonj botënë për të ligënë, edhe të paudhëtë për panomin’ e atyreve; edhe do të pushonj madhështin’ e madhështorëvet, edhe do të përunj mëndëjen’ e lartë të njerëzet frikëshim.


Edhe të paralindurit’ e të vobegut do t’ushqenenë, edhe të nevolëshimitë do të prëhenë me siguri; edhe do të vras rrënjënë tënde me uri, edhe do të vrasë të mbeturitë t’at.


Këmba do të shkelnjë atë, këmbët’ e të vobegut, çapat’ e të nevolëshimit.


edhe frym’ e ati (është) rrym që vërshon, edhe harrin gjer ndë mest të qafësë, që të shoshnjë kombatë ndë shoshët të kotësirësë; edhe (do të jetë) ndër nofullat të gjëndëjevet një frë, që do t’i bënjë (ata) të humbasën’ udhënë.


Sepse Asyriani do të hidhetë poshtë me zën’ e Zotit, do të rrihetë me shkop.


Edhe armët’ e argjënt-ruajtësit (janë) të paudha; ay këshillon punë të liga për të prishurë të vobegunë me fialë të rreme, po edhe kur flet i nevolëshimi punë të drejta.


Sepse Zoti (është) gjukatësi ynë, Zoti (është) nom-dhënësi ynë, Zoti (është) mbëreti ynë, ay do të na shpëtonjë.


U tha bari, u fyshk luleja, sepse frymë Zoti fryjti mbi atë; me të vërtetë gjëndëja është bar.


Edhe bëri golënë t’ime posi thikë të prehëtë, më fshehu ndënë hiet të dorësë ti, edhe më bëri posi shëgjetë të sgjedhurë, (edhe) më fshehu ndë shëgjetoret të ti,


Edhe do të gjukonjë ndë mest të kombavet, edhe do të qërtonjë shumë gjëndëje. Edhe do të rrahënë thikat’ e tyre për majën’ e plorit, edhe shtijëzat’ e tyre për drapërat. Nukë do të ngrerë thikë komp kundrë kombi, as nukë do të xënë më luftë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite