Na Zoti tek leçiti gjer mb’ anët të dheut: Thojni së bilësë Sionësë: Na Shpëtimtari yt tek po vien, na paga e ati tek (është) bashkë me atë, edhe pun’ e ati përpara ati.
kur të shpërlanjë Zoti ndyrësirën’ e të bilavet Jerusalimësë, edhe të qëronjë gjakun’ e Jerusalimësë nga mesi i asaj me frymë gjyqi e me frymë të dieguri.
edhe do të shkonjë ndëpër Judhënë, do të vërshonjë e do të ngjitetë përsipërë, do të harrinjë gjer ndë qafët, edhe të hapurit’ e krahëvet ati do të mbulonjë të gjërët’ e dheut tënt, o Emmanuil.
Dheu juaj (ësht’) i shkretë, qytetetë tuaj të diegurë. Dhenë tuaj e hanë të huajëtë përpara jush, edhe është shkretuarë, posikur ta kenë prishurë kombat’ e huajë.
Atëherë do të thuash ndë zëmërët tënde: Cili m’i polli këta, kur ishjem unë pa djem, edhe e shkretë, skllavë, edhe siellë andej e këtej? Edhe këta kush i rriti? Na unë tek pata mbeturë vetëmë, ku ishinë këta?
Do t’ikëni një milë vetë nga frika e njërit, (edhe të gjithë) nga frika e të pesëve, gjersa të mbetni posi shtyllë ndë majët të malit, edhe posi flamure mbi kodrët.
makar të ketë dërguarë Zoti Perëndia yt fialët’ e Rabshaqehut, që dërgoi mbëreti i Asyrisë, i zoti, për të sharë Perëndin’ e gjallë, edhe për të folë ato fialë të këqia që dëgjoi Zoti Perëndia yt, përandaj lutu lart për atë që ka mbetur’ e gjëndetë.