Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 1:7 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

7 Dheu juaj (ësht’) i shkretë, qytetetë tuaj të diegurë. Dhenë tuaj e hanë të huajëtë përpara jush, edhe është shkretuarë, posikur ta kenë prishurë kombat’ e huajë.

Gade chapit la Kopi




isaia 1:7
37 Referans Kwoze  

I huaji që është ndë mest tënt, do të hipënjë përsipërë teje lart lart, e ti do të sbreç poshtë poshtë.


Pemën’ e dheut tënt, edhe gjithë mundimet’ e tu do t’i hajë një komp që nuk’ e njeh; edhe do të jesh vetëm’ i shtrënguar’ e i shkelurë (me këmbë) gjithë dit.


Edhe rrymët’ e asaj do të këthenenë mbë pisë, edhe balt’ e asaj mbë squfurë, edhe dheu i asaj do të bënetë pis’ e diegurë.


Sepse ç’do tirk luftëtari që lëfton me zallahi, edhe (ç’do) të veshurë ngjyerë ndë gjak, do të jetë për të diegur’ e për lëndë zjarri.


Atëhere thashë: Gjer kurë, o Zot? Edhe (ay) u përgjeq: Gjersa të shkretonenë qytetetë, që të mos ketë vëndës, edhe shtëpitë, (që të mos kenë) njeri, edhe dheu të shkretonetë fare,


Atëhere shqerratë do të kullosenë pas mëndyrësë tyre, edhe të huajëtë do të hanë vëndet’ e shkretë e (bagëtivet) majme.


Zoti i ushtërivet (tha) ndër veshët të mi: Me të vërtetë shumë shtëpi, të mëdha e të mira, do të mbetenë të shkreta, pa vëndës.


gjithë vëndi i atij dheu (është) diegurë me squfur’ e me kripë, as mbillet’ as mbin, as bar rritetë mb’ atë, pas prishëjesë Sodhomavet e Gomoravet, Admahësë e Seboimevet, të cilat’ i prishi Zoti ndë zëmërim të tij, e ndë mëri të tij,


Edhe e bila e Sionësë është lënë posi kasollë ndë vështë, posi tendë ndë kopësht të fiqvet, posi qytet i qerthulluarë.


sepse u prish Jerusalima, edhe Judha ra, sepse gluha e atyreve, edhe punët’ e atyreve (janë) kundrë Zotit, që të ndesnjënë syt’ e lavdis’ ati.


Po panomia prish posi zjarri që ha drizat’ e gjëmbatë, edhe që digjetë flakë ndër pyeje të dëndurë; edhe ato do të hipënjënë si shtyllë mpshtiellurë me tym.


Sepse vëndet’ e tu që janë prishur’ e shkretuarë, edhe dheu yt që është vdierrë, do të jenë tashi fort shumë të ngushtë për vëndësit’ e tu; edhe ata që të haninë ty, do të largonenë (prej teje).


Ndonëse hoqnë dorë prej teje e të mërzitnë, kaqë sa nukë shkonte asndonjë për mes (teje), do të të bënj gëzim të pëjetëshim, ngazullim breza pas brezash.


Zoti bëri be mbë të diathtët të ti, edhe mbë krahun’ e fuqisë ti: S’ kam për t’u dhënë më arëmiqet mi grurinë t’ënt për ushqim, edhe të bijt e kombavet huajë nukë do të pinë verënë tënde, që u mundove për atë,


Qytetet’ e tu të shënjtëruaritë u bënë të shkretë, Siona u bë e shkretë, Jerusalima u shkretua.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite