Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 1:4 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

4 Mjeri ti, o komp faltuar, o gjëndëje ngarkuarë me fale, farë keq-bërësish, bij të prishurë; lanë Zotinë, hothnë poshtë Shënjtin’ e Israilit, u kthyenë për së prapi.

Gade chapit la Kopi




isaia 1:4
69 Referans Kwoze  

Përandaj posi gluha e zjarrit që ha kallaminë, edhe (posi) flaka që përpin kashtënë, (kështu) rrënja e atyreve do të bënetë posi plehë, edhe lulëja e atyreve do të ngrihetë posi pluhurë, sepse hothnë tej nomin’ e Zotit ushtërivet, edhe s’i vunë vesh fialësë Shënjtit Israilit.


të cilëtë thonë: Le të nxitonjë, le të shpejtonjë punën’ e ti, që të shohëmë, edhe dashurimi i Shënjtit Israilit le t’afronet’ e le të vinjë, që të xëmë!


një gjëndëje që më ndes kurdo përpara syvet mi, që bën kurban ndër qipështëra, edhe thimias mbi pëqisa,


që të shohënë, e të njohënë, e të mendonenë, edhe ta kupëtonjënë bashkë, se dor’ e Zotit e bëri këtë, edhe Shënjti i Israilit e krioi atë.


Do t’i hethç ato, edhe era do t’i ngrerë ato, edhe er’ e mpshiellëjesë do t’i përndanjë ato, po ti do të gëzonesh mbë Zonë, (edhe) do të lëvdonesh mbë Shënjtin’ e Israilit.


Mos ki frikë, o krymp Jakov, o të morçëmit’ e Israilit: Unë do të të ndih, thotë Zoti, edhe shpërblimtari yt (është) Shënjti i Israilit.


Cilinë shave e vllasfimise? Edhe mbi cilinë lëshove zë, e ngrite lart syt’ e tu? Mbi Shënjtin e Israilit.


Sepse kështu thotë Zoti Perëndia, Shënjti i Israilit: Ndë të këthyerët e ndë të prëjturit do të shpëtoni; ndë pushimt e ndë shpëresët do të jetë fuqia juaj, po nukë deshtë


se këjo gjëndëje nukë bindetë, bij të rrem, bij që s’duanë të dëgjonjënë nomin’ e Zotit,


Edhe të përunjëtitë do të shtonjënë gëzimnë mbë Zotinë, edhe të vobeqt’ e njerëzet do të gëzonenë për Shënjtin’ e Israilit.


Nukë do të piqesh bashkë me ata ndë të kallë ndë varr, sepse prishe dhenë tënt, vrave gjëndëjenë tënde; fara e keq-bërëset kurrë nukë do të zihetë n’gojë.


Do ta dërgonj atë mbë një komp hipokrit, edhe do t’i ap ati urdhër kuntrë gjëndëjesë zemëratësë s’ime, që të plaçkitnjë plaçka, edhe të bënjë rrëmullë, edhe t’i shkelë ata posi baltën’ e udhëvet.


sepse u prish Jerusalima, edhe Judha ra, sepse gluha e atyreve, edhe punët’ e atyreve (janë) kundrë Zotit, që të ndesnjënë syt’ e lavdis’ ati.


Të parët’ e tu (janë) të pabindurë, edhe shokë kursarësh. Të gjithë duanë dhurëti, edhe gjuanjënë të paguara; nuk’ i bënjënë gjyqinë të varfërit, as nuk’ i bënetë gjyqi së vesë ndër ata.


Edhe Zoti pa, edhe ktheu faqenë mbë-nj’-anë (nga ata), sepse e zëmëruanë të bijt’ e atij, e të bilat’ e atij.


Edhe Zoti i tha Moisiut: Na ti tek do të flësh bashkë me atërit e tu, edhe këjo gjëndëje do të ngrihetë, e do të kurvëronjë prapa perëndirash të huaj t’atij dheut që hyn nd’ atë, edhe do të heqë dorë prej meje, e do të thyenjë dhiatënë t’ime që bëra me ata;


Atëherë do të thonë: Sepse hoqnë dorë nga dhiata e Zotit Perëndis’ atëret tyre, që pat bërë me ata, kur i nxori nga dheu i Egjyftërisë,


Edhe njerëzit’ e Sodhomavet (ishinë) fort të këqij, edhe fajtorë përpara Zotit.


Gëzoju e ngazullohu, o vëndësi i Sionësë, sepse Shënjti i Israilit ësht’ i math ndë mest tënt.


Edhe të paudhët’ e faltorëtë do të prishenë bashkë, edhe ata që hoqnë dorë nga Zoti do të vdirenë.


Përandaj Zoti nukë do të gëzonetë për dialoshat’ e atyreve, as nukë do të përdëllenjë të varfërit’ e të vat’ e atyreve, sepse të gjithë janë hipokritërë edhe keq-bërës, edhe ç’do golë flet paudhë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.


Po ay ësht’ i urtë, edhe do të bierë të këqia, edhe nukë do të këthenjë prap fialët’ e tia, po do të ngrihetë mbi shtëpit të keq-bërëset, edhe mbi ndihmët t’atyre që punonjënë panominë.


U zemëruashë për panomin’ e fëtimit ndyrë t’ati, edhe i rash’ ati; fsheha faqenë t’ime, edhe u zemëruashë, po ay ecëte, përpara nd’ udhët të zëmrësë ti.


Po më kërkonjënë përditë, edhe dëshëronjënë të xënë udhët’ e mia, posi një komp që bëri të dreitënë, edhe nukë hoqi dorë nga gjyqi i Perëndisë ti; kërkonjënë prej meje gjyqe dreitërie, dëshëronjënë t’i afronenë Perëndisë.


Po juve që keni hequrë dorë nga Zoti, që keni harruarë malinë t’im të shënjtëruarinë, që bëni gati truvezë për Gadinë, edhe i bëni kurban të spërkaturë Menit,


Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko, (e) sbrit, sepse gjëndëja jote i fëleu ati që e nxori nga dheu i Egjyptërisë,


Këta u prishnjë, (njolla) e atyre nuk’ (është njoll’) e të bijet atij, është bres dredharak e i shtrëmburë.


Mjer ata djem që ngritnë krye, thotë Zoti, të cilëtë marrënë këshillë, po jo prej meje; edhe të cilëtë bënjënë dhiata, po jo me anë të frymësë s’ime, që të shtonjënë fal përmbi fal,


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite