Përandaj këjo panomi do të jetë ndër ju posi gërmadhë gati për të rënë, (posi) bark mbë mur të lartë, të cilit të rrëzuarëtë vien papandehurë sakaqëherash.
Edhe do të dalënë, e do të shohënë kërmat’ e njerëzet, që shkelnë porositë kundrë meje, sepse krymbi i atyreve nukë do të ngorthnjë, edhe zjarri i atyreve nukë do të shuhetë, edhe do të jenë të ndohëtë mbë ç’do kurm.
Po juve që keni hequrë dorë nga Zoti, që keni harruarë malinë t’im të shënjtëruarinë, që bëni gati truvezë për Gadinë, edhe i bëni kurban të spërkaturë Menit,
Na ju të gjithë që dhisni zjarr, (edhe) qarkohi me xixa, ecëni ndë dritët zjarrit tuaj, edhe ndëpër shkëndilët që dhestë. Këjo u bë ndër ju nga dora ime, me hidhërim do të dirgji.
Mjeri ti, o komp faltuar, o gjëndëje ngarkuarë me fale, farë keq-bërësish, bij të prishurë; lanë Zotinë, hothnë poshtë Shënjtin’ e Israilit, u kthyenë për së prapi.
Dheu do të tundet’ andej e këtej posi i dejturi, do të ngrihetë vëndit posi kasollë; edhe panomia e ati do të rëndonetë mbi atë, edhe do të bierë, edhe nukë do të ngrihetë më.
Faltorëtë ndë Sionë do të tristonjënë, tristim do t’i zërë hipokritëtë, kaqë (sa do të thonë): Kush do të rri ndër ne bashkë me zjarrinë që diek? Kush do të rri ndër ne bashkë me të diegurat’ e përjetëshime?
Kështu thotë Zoti: Ku është karta e të ndarit mëmësë s’uaj, me të cilënë ndava atë? A cili (është) nga huadhënësit’ e mi, që u shita juve tek ay? Na tek u shittë për panomitë tuaja, edhe u sbua mëma juaj, sepse dualltë nga nomi.
Po më kërkonjënë përditë, edhe dëshëronjënë të xënë udhët’ e mia, posi një komp që bëri të dreitënë, edhe nukë hoqi dorë nga gjyqi i Perëndisë ti; kërkonjënë prej meje gjyqe dreitërie, dëshëronjënë t’i afronenë Perëndisë.
Ata që shënjtëronen’ e qëronenë ndër qipështrat, (njëri) pas tiatrit, çfaqurazi, tuke ngrënë mish derri, edhe të ndyrat, edhe minë, këta do të tretenë bashkë, thotë Zoti.
Vërtet të gjith’ u bëm si gjë e ndyrë, edhe gjithë dreitëria jonë (është) posi rrob’ e ndragëtë, përandaj të gjithë ram posi fletë, edhe panomitë t’ona na rrëmbyenë posi era.