21 Qysh u bë kurvë qytetëja besëtare! Ishte plot me gjyqe, dreitëria rrinte nd’ atë, po ndashti gjakëtorë.
Sepse marrën’ emërin’ e tyre nga qyteti i shënjtëruarë, edhe mpshtetenë mbë Perëndin’ e Israilit; emëri i ati (është) Zoti i ushtërivet.
Po vështi i Zotit ushtërivet (është) shtëpia e Israilit, edhe burrat’ e Judhësë (janë) bim’ e ti e dashura; edhe priste gjyq, po na tek (është) shtrëngatë; priste dreitëri, po na tek (është) klithmë.
Argjëndi yt zuri ndryshk, vera jote u përzi me ujë.
Sepse duartë tuaja janë ndyrë me gjak, edhe gishtratë tuaj me panomi, buzëtë tuaja ligjëruanë gënjeshtra, gluha juaj foli të keqe.
Edhe gjyqi u këthye prapë, edhe dreitëria rri lark, sepse e drejta ra mb’ udhë, edhe e drejta s’munt të rynjë.
Po nukë mbet e vërtetë, edhe kush priretë nga e keqeja bënetë gjah. Edhe Zoti pa, edhe s’i erdhi mirë, se nukë kishte gjyq;
Edhe ndë u ndëleftë i paudhi, nukë do të nxënjë dreitëri; ndë dhet të dreitërisë do të punonjë, edhe nukë do të shikonjë madhërin’ e Zotit.