do t’u numëronj juve për thikë, edhe të gjithë do të kurrusi për të therë, sepse thërrisnjam, e nukë përgjigjeshitë, flisnjam, e nukë dëgjonitë, po bënitë të keqenë përpara meje, edhe sgjidhit’ atë që nukë më pëlqente.
atëherë do të kënaqesh mbë Zonë, edhe unë do të hipënj mbi vënde të lartë të dheut, edhe do të të ushqenj me trashëgimin’ e Jakovit t’yt-et, sepse gol’ e Zotit foli.
Kërkoni ndë vivlit të Zotit, edhe këndoni: asndonjë nga këta nukë do të shteretë, asndonjë nukë do të jetë pa shoqin’ e ti, sepse vetë gola (e Zotit) urdhëroi, edhe vetë fryma e ati mbëlodhi këto.