Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




isaia 1:18 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

18 Eni tashi, edhe le të gjukonemi, thotë Zoti: Ndë janë faletë tuaj posi e porfyrta, do të bënenë të bardhë posi bora; ndë janë të kuq posi të kuqtë, do të bënenë posi lesh (i bardhë).

Gade chapit la Kopi




isaia 1:18
23 Referans Kwoze  

Shova panomit’ e tua, posi mjegullë të dëndure, edhe falet’ e tu posi re; këthenu tek unë, sepse unë të shpërbleva.


Vështroni gjyqinë tuaj, thotë Zoti, nxirni punëtë tuaja të fortatë, thotë Mbëreti i Jakovit.


Pushoni përpara meje, o dheujëza, edhe gjëndëjetë le të përtërinjënë fuqinë, le t’afronenë, (edhe) atëherë le të flasënë, le t’afronemi bashkë mbë gjyq.


Ay që më nxier të dreitë (ësht’) afërë; kush do të gjykonetë me mua? Le të qëndrojmë të dy: cili (është) kundra-gjyqësi im? Le të m’afronetë.


Le të lërë i pabesi udhën’ e ti, edhe i paudhi këshillat’ e tia, edhe le të këthehetë te Zoti, edhe do t’e përdëllenjë, edhe te Perëndia ynë, sepse ay do ta ndëlenjë pa kursim.


Të parët’ e tu (janë) të pabindurë, edhe shokë kursarësh. Të gjithë duanë dhurëti, edhe gjuanjënë të paguara; nuk’ i bënjënë gjyqinë të varfërit, as nuk’ i bënetë gjyqi së vesë ndër ata.


Zoti ngrihetë për të bërë gjyq, edhe rri për të gjukuarë gjëndëjetë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite