isaia 9 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra1 Po nukë (do të jetë kaqë) niegullë ndë dhet të gjorë; nd’ ato kohëra të lashta bëri për mosgjë dhen’ e Zavullonit, edhe dhen’ e Nefthalimit; edhe ndër këto (kohëra) të vona bëri të lavduara (ato anë që janë) nga udh’ e detit, përtej Jordhanit, Galilen’ e kombavet. 2 Ajo gjëndëja që ecënte nd’ errësirët pa dritë të madhe, edhe ndër ata që rrininë ndë dhe të hiesë mortëjesë, ndriti dritë mb’ ata. 3 Shumove kombinë, i shtove ati gëzimnë; gëzonenë përpara teje pas gëzimit të korrit, sikundrë gëzonen’ ata që ndanjënë plaçkatë. 4 Sepse ti theve sgjedhën e barrës’ ati, edhe stapin’ e supit ati, edhe frushkullën’ e ati që shtrëngon atë, posi ndë ditët të Madhiamit. 5 Sepse ç’do tirk luftëtari që lëfton me zallahi, edhe (ç’do) të veshurë ngjyerë ndë gjak, do të jetë për të diegur’ e për lëndë zjarri. 6 Sepse na lindi dialë, na u dha bir; edhe pushteti do të jetë mbi supt t’ati, edhe emëri i ati do të kluhetë: I çudiçim, Këshillëtar, Perëndi i fortë, At’ i jetësë që vien, I par’ i paqtimit. 7 Të shtuarët’ e pushtetit (ati) e paqtimit (ati) nukë do të ketë funt, mbë fron të Dhavidhit, edhe mbë mbëretërit t’ati, që të vërë mbë sërë atë, edhe të forconjë atë, me gjyq e me dreitëri, që tashi e gjer ndë jetë (të jetëvet). Zëlia e Perëndisë ushtërivet do t’e bënjë këtë. 8 Zoti dërgoi fialë te Jakovi, edhe ra mbi Israilinë. 9 Edhe gjithë gjëndëja do t’e njohë, Efraimi edhe vëndësi i Samarisë, të cilëtë thonë me madhështi e me zëmërë të lartë: 10 Plitharëtë ranë, po neve do të ndërtojmë me gurë të latuarë; drunjt’ e manavet u këputnë, po neve do t’i shkëmbejmë (me) dullenja. 11 Përandaj Zoti do të ngrerë arëmiqt’ e Rezinit kundrë ati, edhe do të piekë bashkë arëmiqt’ e ati; 12 Syrianëtë përparazi, edhe Filistejtë prapazi, edhe do të hanë Israilinë me golë të hapurë. Mbi gjithë këto zëmërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) po ndejturë. 13 Po gjëndëja nukë këthenetë te ay që i ra, as nukë kërkonjënë Zotin’ e ushtërivet. 14 Përandaj Zoti do të këputnjë nga Israili krye e bisht, degë e kulmak, për një ditë. 15 Plaku edhe i nderëshimi, ay (është) kryetë, edhe ay profit që mëson gënjeshtra, ay (është) bishti. 16 Sepse tuke lumëruarë këtë gjëndëje, e gënjenjënë, edhe ata që lumëronenë prej atyre, humbasënë. 17 Përandaj Zoti nukë do të gëzonetë për dialoshat’ e atyreve, as nukë do të përdëllenjë të varfërit’ e të vat’ e atyreve, sepse të gjithë janë hipokritërë edhe keq-bërës, edhe ç’do golë flet paudhë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më. 18 Po panomia prish posi zjarri që ha drizat’ e gjëmbatë, edhe që digjetë flakë ndër pyeje të dëndurë; edhe ato do të hipënjënë si shtyllë mpshtiellurë me tym. 19 Nga zëmërata e Zotit ushtërivet u err dheu, edhe gjëndëja do të jetë posi lëndë zjarri, njeriu nukë do të ndëlenjë të vëllanë. 20 Edhe do të rrëmbenjë mb’ anë të diathtë, po do të urëtonetë; edhe do të hajë mb’ anë të mëngjërë, po nukë do të nginjetë; ç’do njeri do të hajë misht’ e krahut ti: 21 Manasiu Efraimnë, edhe Efraimi Manasinë; edhe ata bashkë (do të jenë) kundrë Judhësë. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u këthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më. |
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Interconfessional Bible Society of Albania