isaia 15 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (traTë faniturit’ e Moabësë. 1 Sepse Ara e Moabit u prish natënë, edhe u shua, sepse Qira e Moabit u prish natënë, edhe u shua, 2 hipi ndë shtëpit, edhe ndë Dibon, ndër vënde të lartë, që të klante. Moabi do të klanjë me ulërimë për Nebojënë, edhe për Medebajënë; gjithë krerëvet do t’u bienë leshratë, ç’do miekrë do të rruhetë. 3 Ndëpër udhët të tyre do të jenë ngjeshurë me thasë; mbi dhomat’ e tyre, e ndëpër rrugat’ e tyre të gjithë do të ulërinjënë me të klarë të math. 4 Edhe Heshbona do të klëthasë, edhe Elealeha; klithma e atyreve do të dëgjonetë gjer ndë Jahazë, përandaj burrat’ e armatosurë të Moabit do të klanjënë me ulurimë, shpirti i atyreve do të klanjë me ulërimë për ata. 5 Zemëra ime do të klëthasë për Moabinë; të prishurit’ e ati (do të sulenë) gjer ndë Zoarë posi një mushqerrë tri vieç, sepse tuke klarë do të ngjitenë përpietë Luithësë, sepse ndë udhët të Horonaimësë do të ngrerë zë prishëje, 6 sepse ujërat’ e Nimrimësë do të shtronjënë, sepse bari u tha, barishtë s’mbeti, s’ka fare bar të ngjomë. 7 Përandaj të plotët’ e atyreve që mbëlothnë, edhe ajo që u vu mbë-nj’-anë, do të bihetë ndë grykët të shelqevet. 8 Sepse zëri harriu përqark malevet Moabit, të klarët’ e asaj gjer ndë Egllaim, edhe të klarët’ e asaj ndë Beer-elim. 9 Sepse ujërat’ e Dimonit do të mbushenë me gjak, sepse do të bie mbi Dimonë edhe më (të këqia), leonë mbi atë që shpëtoi nga Moabi, edhe mbi të mbeturat të vëndit. |
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Interconfessional Bible Society of Albania