isaia 12 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra1 Edhe atë ditë do të thuash: Zot, do të të lavduronj, (sepse) ndonëse u zemërove kundrë meje, (po) zemërata jote u këthye, edhe më ngushullove. 2 Na Perëndia tek është shpëtesa ime, do të shpërenj, e nukë do të kem frikë, sepse Zoti Jehovah është fuqia ime edhe qënka, edhe u bë shpëtimi im. 3 Edhe me gëzim do të nxirni ujë nga pusat’ e shpëtimit. 4 Edhe atë ditë do të thoni: Lavduroni Zotinë, thërritni emërin’ e ati, bëni të njohura punët’ e ati ndër kombat, përmëntni se u lartua emëri i ati. 5 Psalni Zotit, sepse bëri punë të larta; ësht’ i njohurë mbë gjithë dhenë. 6 Gëzoju e ngazullohu, o vëndësi i Sionësë, sepse Shënjti i Israilit ësht’ i math ndë mest tënt. |
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Interconfessional Bible Society of Albania