3 Sepse qem edhe nevet njëherë të marrë, të pabindurë, të humburë, skllevt’ e dëshërimevet e çdolloi pëlqimevet tuke rruarë ndënë të keqe e ndë zili, t’urrierë nga bota, e tuke urrierë njeri-jatërinë.
Sepse trëmbem, mos nuk’ u gjej juvet sikundrë dua mbë t’ardhurë, e juvet mos nukë më gjeni sikundrë më doi, se mos gjëndenë ndër ju filloniqira, zilira, zëmërime, qartëra, katigorira, kallëzime, të mbajturë mbë të madh, të paqëndruarë.
Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.
E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.
E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi.
E thirri fort me zë të madh, e tha: Ra, ra Vavillona e madhe, e u bë të ndënjurë të dhemonëvet, e hapsanë e çdo shpirtit të pëgërë, e çdo shpezet së pëgërë e së urrierë.