Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.
Nd’u thafç të tila fjalë vëllazëret, do të jeç shërbëtuar i mirë i Iisu Hristoit, i ushqierë me fjalë të besësë e të dhidhaskalisë mirë, e asaja që je mbë të mpsuarë.
E të jetë martirisurë ndë punëra të mira, ndë ka ushqierë fëmijë, ndë ka priturë Shënjtorë, ndë ka larë këmbët’ e Shënjtorëvet, ndë ka dhënë ndihmë me aft ature që qenë ndë shtrëngim, ndë ka ecurë ndë çdo punë të mirë.
Të tilatë kij ndër mënd, e martiris njerëz përpara Zotit, të mos lëftojënë me fjalë, që ësht’ e vëjierë mbë ndonjë, po për prishëjë t’ature që digjojënë.
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
Fjal’ e vërtetë është këjo. E këto punëra dua që t’i veveoç ti, që ata që besuanë mbë Perndinë të kenë mëntë ndë punëra të mira. Këto janë punërat’ e mira e të vëjiera ndë njerëz.
T’u bëjë të jini të zotë ndë çdofarë punë të mirë, që të bëni thelimën’ e tij; me të bërë ai mbë juvet atë që është e pëlqierë përpara si, me anë të Iisu Hristoit. Mb’atë është nderi mbë jetë pas jetet. Kështu qoftë!