E atë çast i prunë një të mbajturë (paralitikò) që lëngon ndë shtrat, e si pa Iisui besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Mos u trëmb, bir, të qofinë ndëjierë fajet’ e tua.
Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde.
E me besë të ëmërit saj, këtë njeri që shihni e e njihni, e forcoi ëmër’ i tij. E besa që vjen nga ai i dha atij këtë shëndet të gjithë kurmit përpara sivet gjithë juvet.