Edhe Iisui si kupëtoi fiqiret’ e ture, u tha ature: Çdo mbretëri kur të ndahetë ndë vetëhe të saj nukë qëndron. Edhe çdo qutet a shtëpi kur të ndahetë ndë vetëhe të saj, nukë qëndron.
E ai si u njih llogjismot’ e ture, u thot’ ature: Çdo mbretëri kur të ndahetë mbë shumë pjesë humbet. Edhe çdo shtëpi ndë u ndaftë nga vetiu gremisetë.
E njohu dha Iisui që duajnë ta pietn’ atë, e u thot’ ature: Për këtë kërkoni njeri me jatërinë, sepse u thaçë juvet: Për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni?
I thot’ atij të tretënë herë: Simon, i biri i Ionait, më do mua? U helmua Petrua, sepse i tha atij të tretënë herë: Më do mua? E i tha atij: Zot, ti i di të gjitha, ti e njeh që të dua ti. I thot’ atij Iisui: Kullot dhënt’ e mia.
Edhe Petrua i thot’ asaj: Për çfarë punë bëtë kuvënd juvet, të piraksni Shpirtin’ e Zotit? Ja tek janë mbë portë këmbët’ e ature që kallë ndë varr burrënë tënd, e do të të nxjerënë edhe tij jashtë.
Djelmt’ e saj do t’i vras me vdekëjë, e do të njohënë gjithë qishëtë, se unë jam ai që kërkoj veshëjatë edhe zëmëratë; e do t’i ap cilitdo nga jush sikundrë punon.