Edhe tekdo që vij ndë fshatëra, a ndë qutete, a ndë çifliqe, vijnë udhëvet të sëmurëtë, e i lutejn’ atij, që t’i zijnë vetëmë pëqin’ e rrobavet së tij, e sa që e zijnë, shëronejnë nga sëmunda.
Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.
Njerëz Israilit, digjoni këto fjalët’ e mia: Iisunë Nazoreonë, njeri dëftuarë ndë juvet nga Perndia me punëra të mëdha, e me çudira që bëri Perndia me anë të tij, përpara sivet suaj, sikundrë e dini edhe juvet.