17 As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia.
E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë.
E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.
Edhe ndonjë njeri nukë vë verë të re mbë kaçupe të vjetëra, e ndë mos, vera e re do të shpojë kaçupetë, edhe vera do të derdhetë, edhe kaçupetë do të prishenë; po vera e re mbë kaçupe të ra duhetë të vihetë.
E asndonjë nukë vë verë të re ndë kaçupe të vjetëra, ma ndë vuftë do të shpojë vera e re kaçupetë, edhe ajo do të derdhetë, edhe kaçupetë do të humbasënë.