U thot’ ature Iisui: Nukë dhiavastë kurrë ndë kartëra, atë gur që katafronisnë mjeshtrëtë, ai u bë e u vu krie ndë qoshe; nga Zoti u bë këjo, e duketë çudi ndë si tona?
E për të vdekuritë që ngjallenë, nukë kini dhiavasurë ndë kartë të Moisiut, ndë ferrë, qish i foli atij Perndia, e i tha: Unë jam Perndia e Avraamit, edhe Perndia e Isaakut, edhe Perndia e Iakovit.
Edhe të dojë atë njeriu me gjithë zëmërë, e me gjithë mënd, e me gjithë Shpirt, e me gjithë fuqi, edhe të dojë gjitonë posi vetëhen’ e tij, është më shumë se gjithë dhurëtitë, e gjithë kurbanetë.
Edhe Iisui si e digjoi, u tha ature: Të shëndoshëtë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë. Nuk’ arçë të thërres mbë metani të drejtëtë, po fajëtorëtë.
E u thot’ ature Petrua: Metanoisni, e le të pagëzonetë cilido nga jush, mb’ëmër të Iisuit Krishtit, për të ndëjierë fajetë, e do të merri dhurëtin’ e Shënjtit Shpirt.
Nukë mënon Zoti të taksurat’ e tij (sikundrë silloisenë dica, këjo ësht’ e mënuarë), po bën durim mbë nevet, sepse nukë do që të humbasë ndonjë, po të vijënë gjithë ndë metani.