Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 8:2 - Dhjata e Re 1827

2 E ja një i fëlliqurë erdhi e ju fal atit, e thosh: Zot, ndë daç ti mund të më qëroç.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 8:2
37 Iomraidhean Croise  

Të shëroni të sëmurëtë, të qëroni të leprosuritë, të ngjallni të vdekuritë, të kreni të paudhëtë; dhurëti muartë, dhurëti ipni.


E nukë bëri atje thavmaturgjira (nishane) shumë, për pabesllëkn’ e ture.


E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je.


E gruaja i falej atij, e i thosh: Zot, ndihmë mua.


E kopili ra poshtë, e i lutej atij, e i thosh: Zot, mos u zëmëro tek meje, po pritmë, e do të t’i ap të gjitha.


E si hinë brënda ndë shtëpi, çuanë djalënë bashkë me t’ëmën’ e tij Mariënë, e ranë mbë dhe, e ju falë atij; e hapnë hazinet’ e ture, e i dhanë dhurëti ar, edhe thimjamë, edhe smirnë.


Ahiere erdhi pran’ atij ëmma e bijet së Zevedheosë, bashkë me djelmt’ e saj, t’i falej, e t’i kërkon ndonjë të kërkuarë prej sij.


E si vate Iisui ndë Vithani, ndë shtëpi të Simonit së leprosurit.


E si e panë atë, ju falë, e ca qenë me di mënd.


E tek veijnë t’u rrëfeijnë mathitivet së tij, na, e u duall përpara nd’ato Iisui, e u tha: Gëzoni. Edhe ato u qasnë e i zunë këmbët’ e tij, e ju falë.


E i tha atij: Do të t’i ap ti, ndë rafç të më faleç mua, gjithë këto.


E si zbriti ai nga mali, i vanë pas sij shumë turmë.


E mathitit’ e tij u qasnë pran’ atij, e e zgjuanë, e i thanë: Zot, shpëtona navet, se mbitemi.


E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.


Edhe shumë të leprosurë qenë ndë kohë të profitit Elisseut ndë Israil, e ndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveçme Neemanit Sirosë.


Edhe ai i tha: Besoj, o Zot, e ra mbë dhe e ju fal.


E Petrua tha: Mos qoftë, Zot, sepse kurrë nukë hangra gjë të ndietë a të pëgërë.


E tek qe për të rirë Petrua, u poq Kornilioi mbë të, e ra ndër këmbë të tij e ju fal.


E kështu çfaqenë të fshehurat’ e zëmërësë tij. E kështu si të bjerë përmbis ndë faqe të tij, do t’i faletë Perndisë, tuke rrëfierë se Perndia me të vërteta është me juvet.


E raçë përpara këmbëvet së tij të falishë, po ai më tha mua: Ruaju të mos e bëç. Unë jam rop si edhe ti, e si vëllazërit’ e tu ata që kanë martirin’ e Iisuit. Nde Perndia falu, sepse martiria e Iisuit është Shpirti i profitisë.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan