17 Që të dalë e vërtetë ajo që u tha nga profiti Isaia, që thotë kështu: Ai na ngrijti sëmundëtë tona, e të ligatë na i hoqi.
Edhe gjithë këjo u bë që të paguhetë ajo që u tha nga Zoti me anë të Profitit që thotë:
E qëndroi atje ngjera ndë vdekëjë t’irodhit, që të paguhetë ajo që u tha nga Zoti me anë të Profitit, që thotë: Nga Egjiptoja e thirra birë tim.
E erdhi e qëndroi ndë qutet që quhetë Nazaret, që të paguhetë ajo që u tha nga Profitëritë, se Nazareo do të thuhetë.
E si perëndoi Dielli e u err, prunë nde ai gjithë të sëmurëtë edhe të dhemonisuritë.
E si perëndoi Dielli, gjithë sa kishnë të sëmurë, me çdofarë sëmundëra, i bijn’ ata tek ai, e ai si vij duartë mbi çdonjë nga ata, i shëron ata.
Pra andaj prëhem ndë sëmundëra, ndë të shara, ndë shtrëngime, ndë të ndjekura, ndë gulçime, që bënenë për Krishtinë, sepse kur jam i sëmurë, atëherë jam i fortë.
Ai fajetë tona i mbajti ai vetë ndë kurm të tij mbi dru; që të vdesëmë ndë faje e të rrojmë ndë të vërtetë. Për plagë të tij jini juvet shëruarë.