Edhe unë të thom tij, se ti je Petro, e sipër mbi këtë gur do të vë binan’ e qishësë sime, e diert’ e pisësë do të mos mundjënë t’i vijënë kondr’ asaj.
E stereosnë shpirtërat’ e mathitivet, tuke paraqinisurë të qëndroijnë pa luajturë ndë besë, edhe se ndë mbretëri të Perndisë duhetë të hijëmë na me shumë shtrëngime.
Që të gjëndetë dhoqimia e besësë suaj shumë më e nderçurë nga ari që humbetë e që dhoqimasetë me anë të zjarit për mburëzi e lëvdim, mbë të çfaqurë të Iisu Hristoit.