20 Nga pemëtë dha të ture, do t’i njihni ata.
A bëni lisnë të mirë, edhe pemmët’ e tij të mira, a bëni lisnë të kalbëtë, edhe pemmët’ e tij të kalbëta, se nga pemma njihetë lisi.
Nga punërat’ e ture do t’i njihni ata. Mos vjelënë nga gjëmbatë rrush a nga murizatë fiq?
Çdo lis nga pemma e tij njihetë, sepse nukë mbëjedhënë fiq nga gjëmbatë, as nga ferra vjelënë rrush.
Edhe ndashti u thom juvet: Largouni nga këta njerëz, e liri ata; sepse nd’është nga njerëz kij kshill a këjo punë, do të prishetë.
Mund vallë, o vëllazërit’ e mi, fiku të bëjë ullinj, a dhria fiq? Kështu edhe kroi nukë mund të bëjë ujë të kripurë edhe të ëmblë.