16 Nga punërat’ e ture do t’i njihni ata. Mos vjelënë nga gjëmbatë rrush a nga murizatë fiq?
A bëni lisnë të mirë, edhe pemmët’ e tij të mira, a bëni lisnë të kalbëtë, edhe pemmët’ e tij të kalbëta, se nga pemma njihetë lisi.
Nga pemëtë dha të ture, do t’i njihni ata.
E pemma e Shpirtit pa është dashuria e gëzimi, paqeja, zëmër’ e madhe, të butëtë, të mirëtë, besa, t’ëmblëtë, durimi.
Mbase do të thotë ndonjë: Ti që ke besë, e unë kam punëra, dëftomë ti mua besënë tënde nga punërat’ e tua, e unë do të të dëftoj tij besënë nga punërat’ e mia.
Mund vallë, o vëllazërit’ e mi, fiku të bëjë ullinj, a dhria fiq? Kështu edhe kroi nukë mund të bëjë ujë të kripurë edhe të ëmblë.