Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 6:5 - Dhjata e Re 1827

5 Edhe kur do të faleç, të mos bëç si Ipokritetë - se ata kanë zakon të rrinë e të falenë ndë të mbjedhura e ndëpër anë t’udhëravet, që të shohënë njerëzitë; me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 6:5
34 Iomraidhean Croise  

E sa të lipëni ndë të falturë me besë, të gjitha do t’i mirri.


E ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë Ipokritejtë, se mbillni mbretërin’ e Qiellvet përpara njerëzet, se juvet nukë hini, as ata që hijënë nuk’ i liri të hijënë.


Edhe gjithë punërat’ e ture i bëjënë për të dukurë ndë njerëz, e zgjerojënë fillakat’ e ture, e madhojënë klloshët’ e rrobavet së ture.


E duanë ndë të ngrënë të rrinë më sipër se gjithë, e ndë të mbëjedhura të kenë vëndn’ e parë.


Vështoni të mos bëji eleimosinë tuaj përpara njerëzet, për të dukurë nd’ata, se ndë bëfçi ashtu nukë keni ndonjë pagë nga jati juaj i Qiellvet.


E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.


Po kur të bëç eleimosinë, mos digjoneç përpara vetëhesë, sikundrë bëjënë Ipokritetë brënda ndë Sinagoje, edhe mb’udhëra, që të mburenë nga njerëzitë. Vërtet u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.


Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij.


E kur të rriji ndë të falë, ndëjeni ndë keni gjë hasmëri me ndonjë, që t’u ndëjejë juvet edhe jati juaj që është ndë Qiell fajetë tuaj.


E u thosh ature ndë dhidhahi të tij: Ruhuni nga grammatejtë, që duanë të ecëjënë me stolira, e me të përshëndetura mb’udhë.


Ve mbë juvet farisejtë, se doi vëndn’ e parë ndë sinagoje, edhe t’u përshëndetjënë mb’udhëra.


E u thosh ature edhe paravoli për të falturë gjithënjë, e të mos lodhenë.


E kumerqari qëndroi për së largut, e nukë duaj as sitë të ngrij ndë Qiell, po rrihte gjoksn’ e tij, e thosh: Ndëjemë, o Perndi, mua fajëtuarë.


E ata që me sebep që falenë shumë hanë shtëpit’ e së vavet; këta do të marrënë mundimnë më të tepërë.


Po ve mbë ju të pasuritë, se gëzimnë tuaj e muartë.


Ngjera ndashti nukë kërkuatë ndonjë punë nd’ëmër tim. Kërkoni, e do të mirri, që të jetë gëzimi juaj plot.


Me çdofarë të luturë e të falë, fali gjithënjë me Shpirt, e mbë këtë të tillënë të rriji cgjuarë, me çdofarë durim e të luturë për gjithë Shënjtorë.


Fali pa të çkëputurë.


E ai ep një dhurëti më të madhe, pra andaj thotë: Perndia mb’ata që mbahenë mbë të madh, u rri kondrë, e së unjëvet u ep dhurëti.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan