Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
Sepse Ëngjëlli zbrit mbë një kohë ndë kolimvithrë e nakatos ujëtë, e cilido që të zbrit i pari mbë të pas të nakatosurit së ujit, shëronej nga çdo sëmundë që të qe mbajturë.
Mos fitoni të ngrënëtë që shkon, po të ngrënëtë që duron ngjera ndë jetë të pasosurë, atë që do t’u apë juvet i biri njeriut, se mbë këtë vuri vulën’ e tij Babai Perndia.
Simeon Petrua, ropi e apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që të tillënë kanë marrë bara mbë nevet me short besënë me të drejtë të Perndisë sanë e të Sotirit Iisu Hristoit.