Foti e kurmit është siri, e kur të jetë siri it i pastruarë, gjithë kurmi it do të jetë i ndriturë; e kur të jetë i lig, edhe kurmi it do të jetë i errëtë.
Edhe ai u tha: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë së Perndisë. E së tjerëvet u thom me paravolira, që tuke parë të mos shohënë, e tuke digjuarë të mos kupëtojënë.
Ato kanë mëntë skotisurë, janë mërguarë nga të rruaritë si do Perndia, për të padijturë që është mbë to, për aformi të së verbuarit që është ndë zëmërë të ture.