Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 6:2 - Dhjata e Re 1827

2 Po kur të bëç eleimosinë, mos digjoneç përpara vetëhesë, sikundrë bëjënë Ipokritetë brënda ndë Sinagoje, edhe mb’udhëra, që të mburenë nga njerëzitë. Vërtet u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 6:2
56 Iomraidhean Croise  

Ipokritij (me di faqe), mirë profitepsi Isaiu për juvet, e tha:


E ndë mëngjes thoi: Sot është dimër se u nguq e u vrë qielli. Njerëz me di faqe (Ipokritej), faqen’ e Qiellit dini ta njihni, e nishanet’ e kohëvet nukë mundni t’i njihni?


E si njohu Iisui ponirin’ e ture, u tha: Pse më piraksni Ipokritej (me di faqe)?


Edhe gjithë punërat’ e ture i bëjënë për të dukurë ndë njerëz, e zgjerojënë fillakat’ e ture, e madhojënë klloshët’ e rrobavet së ture.


E duanë ndë të ngrënë të rrinë më sipër se gjithë, e ndë të mbëjedhura të kenë vëndn’ e parë.


E do ta ndajë mbë di, edhe vënd’ i tij do të jetë bashkë me Ipokritejtë. Atje është të qarëtë edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.


Me të vërteta u thom juvet, se ngjera sa të prishetë Qielli edhe dheu, që një jotë, a një qere do të mos prishetë nga Nomi, ngjera sa të bëhenë gjithë.


E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.


Po ti kur të bëç eleimosin, le të mos njohë dora ite e mëngjëra, atë që bën e djathëta.


Edhe kur do të faleç, të mos bëç si Ipokritetë - se ata kanë zakon të rrinë e të falenë ndë të mbjedhura e ndëpër anë t’udhëravet, që të shohënë njerëzitë; me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.


Ipokrití (me di faqe) nxir më përpara tranë nga siu it, pra pastaj mbase do të mundç të nxjerç halënë nga siu i sit vëlla.


E që duanë vëndn’ e parë ndë mbëjedhëja, e të rrinë ndë krie të sufrasë ndë gostira.


Edhe ai u përgjegj, e u tha ature se: Mirë profitepsi Isaiu për juvet fshehërakëtë, sikundr’ është shkruarë: Kij llao më nderon mua me buzë, e zëmër’ e ture është shumë larg nga meje.


Ndonëse ipni eleimosin nga ato që u tepërojënë, e pastaj gjithë janë të pastruara për juvet.


Ve mbë juvet farisejtë, se doi vëndn’ e parë ndë sinagoje, edhe t’u përshëndetjënë mb’udhëra.


Shitni plashkatë tuaj që kini, e ipni eleimosin. Bëni për vetëhe tuaj kuleta që nukë vjetëronenë, hazine ndë Qiell që nukë prishetë, tek nukë qasetë kusar, as krimbi e pret.


Njerëz me di faqe, të dukurit e dheut edhe të Qiellit díi të njihni, e këtë kohë ndashti si nukë mundni të njihni?


Edhe Zoti ju përgjegj atij, e i tha: O njeri me di faqe, cilido nga juvet nukë zgjidh kan’ e tij, a gomarë nga grashti të shëtunë, e e shtie t’i apë ujë?


Ruajuni nga Grammatejtë, që duanë të ecëjënë me rroba të gjata, e duanë t’i përshëndetjënë bota mb’udhëra, edhe vëndet’ e para ndë të mbëjedhura, e të rrinë ndë krie të mësallëvet ndë gostira.


Po ve mbë ju të pasuritë, se gëzimnë tuaj e muartë.


A qish mund t’i thuaç vëllait sit: Le, o vëlla, të xjer halënë që është ndë si tënd, kur nukë sheh tij tranë që është ndë si tënde? Ipokriti (me di faqe), nxir më përpara tranë nga siri it, e ahiere do të shohç të nxjerç halënë që është ndë si të vëllait sit.


E ca u silloisnë, që sepse kish Iudha kuletënë, i tha Iisui atij: Blena nga ato që na duhenë ndë të krëmptenë, a t’apë gjë të varfëret.


E unë nukë dheksem nderë që vjen nga njerëzitë.


Qish mundni juvet të besoni, kur kërkoni nder njeri nga jatëri, e nukë kërkoni atë nder që vjen vetëmë nga Perndia?


Ai që kuvëndon prej vetiut, kërkon nder’ e tij; ma kush kërkon nder’ e atij që e ka dërguarë atë, kij ësht’ i vërtetë, e s’ka të rremë mbë të.


I besësë e i frikuarë i Perndisë me gjithë shtëpi të tij, e bën shumë eleimosine ndë llao, e i falej Perndisë gjithënjë.


E thotë: O Kornil, t’u digjua të falëtë tat, edhe eleimosinet’ e tua u kupëtuanë përpara Perndisë.


Ma ai si e vështroi atë, e mori frika, e tha: Ç’është, o Zot? E ai u përgjegj atij: Të luturat’ e tua, edhe eleimosinet’ e tua hipnë ndë kujtim përpara Perndisë.


E nga mathitejtë sikundrë kish gjithëkush, apofasisnë cilido t’u dërgoijnë ndihmë vëllazëret që rrijnë ndë Iudheë.


E pas shumë vitet pastaje, arçë nd’Ierusalim të bëjë eleimosinetë e mblatatë ndë fili time.


E ndë Iop qe një mathitrië që quhej Tavitha, që domethënë Zorkadhe. Ajo ish plot nga punëra të mira e nga eleimosine që bën.


E ai që parigoris, le të punojë ndë parigori. E ai që ep nga e tija, le ta bëjë me zëmërë të mirë. Ai që është i parë, le të jetë i shpejtë. Kush bën lejmosin, le ta bëjë me buzë mbë gaz.


Edhe ndë ndafça për t’ushqierë të varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për të djegurë, e dashuri të mos kem, s’më vëjen fare gjë.


Përveçe të kujtojmë të varfëritë, këtë punë paçë spudhi të bëjë.


Ai që vidh, më mos vëjedhë, po më tepërë le të mundonetë, tuke bërë të mirëtë me duar të tij, që të ketë t’apë gjëkafshë atij që ka shtrëngim.


As kërkuam nga njerëzitë nder, as nga juvet, as nga të tjerë, ndonëse mundjëm të kërkojëm, si Apostoj të Krishtit.


Të bëjënë të mirë ndë të tjerë, të jenë të pasurë ndë punëra të mira, të apënë ature që s’kanë, të bashkonenë me të gjithë.


Sepse kemi gëzim të madh e parigori për dashuri tënde, sepse zëmër’ e Shënjtorëvet është prëjturë me anë tënde, o vëlla.


E mos haroni të bëni të mirë, të bëni pjesë nga të miratë tuaj, sepse Perndisë të tila kurbanë i pëlqejënë.


Kush kuvëndon, le të kuvëndojë si kuvënde të Perndisë, kush është ndë dhiakoni, le të bëjë dhiakoninë si nga fuqia që i është dhënë nga Perndia; që të lëvdonetë mbë të gjitha Perndia me anë të Iisu Hristoit. Atij është nderi e mbretëria, ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan