Që të bëneni bijt’ e jatit suaj që është ndë Qiell, se ai ep diellin’ e tij ndë të këqinj, edhe ndë të mirë, edhe shinë e ep ndë të drejtë, edhe ndë të shtrëmbërë.
Po të doi hasmëritë tuaj, e t’u bëni të mirë, e të huani pa omuth të mirri gjë. E do të jetë paga juaj e madhe, e do ini të bijt’ e së lartit, sepse ai është i mirë mb’ata që e mçojënë, e mbë të këqinj.
Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.
Tuke duruarë njeri-jatërinë, e tuke ndëjierë njeri-jatërinë, ndë pastë ndonjë paraponi mbë jatër njeri, sikundrë u ndëjeu edhe Krishti juvet, kështu edhe juvet.