Sepse ndashti shohëmë ndëpër pasqirë si mb’ëndërrë, po ahiere faqe mbë faqe. E ndashti njoh dica, po ahiere do të njoh mb’atë lloi sikundrë jam njohurë.
Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
Të gjitha janë të qëruara për të qëruaritë, e për të pëgërë pa e për të pabesëtë, s’është ndonjë e qëruarë, po ësht’ e molepsurë mëndëja e ture edhe fiqiri.
Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë?
E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi.
Tuke kërkuarë Shpirtëretë tuaj me të digjuarë të së vërtetësë, me anë të Shpirtit, mbë dashuri të vëllazërisë të pahile, të doi njeri-jatërinë me gjithë zëmërë të qëruarë kurdo.