Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.
Kur të veç pa me armiknë tënd tek ai që urdhëron, bën mb’udhë çdolloi punë që mund, të shpëtoç prej si, se mos ndodhetë e të heqjë tij te gjukatësi, e gjukatësi të ep te Çbiri, e çbiri të vë ndë hapsanë.
Edhe mbi gjithë këto, ndë mes tuaj edhe nevet është një gremin’ e madhe, që të mos mundjënë të shkojënë ata që duanë të vijënë këteje ndë ju, as ata që duanë të vijënë nga juvet ndë ne.